Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Legias: Nuk përdor Ferrari, Sadiku më mahniti

"Në Amerikë u surprizova prej tij, ka personalit­et"

- GENTJAN ALINANI

Ashtu siç qëllon në shenjë me goditjet e tij drejt portave kundërshta­re, Armando Sadiku ia doli të tërheqë vëmendjen në mediat polake me deklaratën e bërë pas largimit nga Legia e Varshavës. "Një Ferrari nuk mund të mbahet mbyllur në garazh", tha sulmuesi i Kombëtares, referuar lënies në stol nga trajneri Romeo Jozak. Pavarësish­t se bomberi kuqezi e mohoi që ka thënë diçka të tillë në "Panorama Sport", në Poloni vazhdon të jetë një temë diskutimi. Aq sa gazetari e nis intervistë­n e tij me trajnerin Romeo Jozak, duke u interesuar se çfarë makine përdor. Në deklaratën e bërë për "Sporto8efa­kty", trajneri 45-vjeçar analizon situatën dhe raportin me shqiptarin në fillimin e aventurës së tij me Legian, por edhe gjatë fazës përgatitor­e në janar. farë makine përdorni? Unë kam një "Jaguar XJ" në Kroaci. Për shumë vite me radhë ishte makina e ëndrrave të mia dhe e doja shumë. Përpara dy vitesh e bleva. Në Varshavë përdor një Volvo, me të cilën shkoj bëj rrugën nga puna në shtëpi. Por pse ma bëni këtë pyetje?

Sepse, mendoj se çfarëdollo­j makine që të keni, një Ferrari nuk mund ta linit në garazh...

Kuptoj. Por unë nuk jam nga ata njerëz që përdor Ferrari. Tani e kuptova që e keni për deklaratën që bëri Sadiku. Për të folur seriozisht mbi këtë temë: Unë kur erdha duhet të luaja 3 ndeshje me skemën e vjetër që kishte përdorur

ekipi dhe ajo ishte me një sulmues. Armando Sadiku e nisi si titullar dhe pati shanset e tij për të luajtur me Legian. Niezgoda ishte zëvendësue­s dhe të gjithë e dinë këtë. Por sulmuesi e përdori më së miri shansin e tij dhe bëri një progres të jashtëzako­nshëm. Nuk do të surprizohe­sha nëse do të merrte një ftesë për të luajtur në Botëror.

Pse u surprizuat kaq shumë nga ai, ndërkohë që e projektuat në stol?

Realisht u surprizova nga mënyra se si u rrit kaq shumë. Por në momentin që unë mora drejtimin e skuadrës, duhet të ndërtoja formacioni­n bazuar vetëm në dy stërvitje. Unë zgjodha Armandon. Ne kishim ndeshje në mesjavë dhe gjithashtu në fundjavë dhe Sadiku nuk mund të luante gjithmonë sepse rrezikonte. Por, gjatë përgatitje­ve në Florida dhe në Spanjë, Sadiku ishte një nga ata që dha më shumë sesa ajo që unë prisja. Të gjithë punuan në mënyrë të shkëlqyer, por Sadiku në kuptimin e fjalës fluturonte dhe shpërthent­e.

Mund të luante titullar nëse qëndronte te Legia?

Është një djalë i mirë dhe me personalit­et. Ai jep gjithçka që ka nga vetja, por nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse do të qëndronte. Unë bëra zgjedhjen time në ato momente, për më tepër që na erdhi edhe një lojtar tjetër në skuadër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania