Panorama Sport (Albania)

Shqipëria mbyll aventurën, renditje e kënaqshme për skiatorët tanë

-

Nesër, Lojërat Olimpike Dimërore, që po zhvillohen në Korenë e Jugut, në fshatin olimpik të Pjong Çengut, i japin fund të gjitha veprimtari­ve. Për shqiptarët këto lojëra kanë marrë fund që ditën e enjte, kur garoi skiatori i fundit kuqezi, Erjon Tola. Po ashtu edhe skiatori kosovar AlbinTahir­i, të cilët kanë zhvilluar edhe garat e tyre të fundit në këtë aktivitet botëror. Të dy garuan në Sllallomin Gjigant, duke zënë vende të mira, pavarësish­t se nuk ishin asnjëri në 10-shen më të mirë të Botës. Duke pasur parasysh numrin e madh të garuesve ku shkonte rreth 100 garues, pozicioni 36 që zuri skiatori ynë Tola dhe 39 që zuri skiatori kosovar Tahiri, për të dy skiatorët shqiptarë mund të konsideroh­en vende relativish­t të mira. Kështu, Erjon Tola u rendit i 36-ti. Ai në dy provat e tij regjistroi kohën që e renditi në këtë pozicion. Erjon Tola e nisi aventurën me garën e Sllallomit të Madh, që ishte dhe gara e parë e tij në këto Lojëra Olimpike, ku gjatë provës së parë u rendit i 54-ti me kohën 1':16.86", ndërsa në provën e dytë u rendit i 49-ti me kohën 2':33.63", duke zënë përfundimi­sht vendin e 47-të në dygarësh. Fitues i Medaljes së Artë në këtë garë u shpall austriaku Marsel Hirsher me kohët (Prova e parë me kohën 1:08.27 duke zënë vendin e parë dhe në provën e dytë arriti kohën 1:09.77 duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa në dygarësh koha e përgjithsh­me ishte 2:18.04 (0.00). Më tej, për skiatorin tonë Erjon Tola, pas 4 ditësh do të garonte në garat e Sllallomit Gjigant, ku gjatë provave të para arriti kohën 58.00", duke u renditur i 45-ti nga 95 konkurrues, ndërsa në provat e dyta të kësaj gare ai arriti kohën 59.06" (me një diferencë prej +10.28" nga vendi i parë), por në dygarësh ai u rendit i 36-ti me kohën finale 2':33.63" (duke qenë vetëm +15.59" nga fituesi i kësaj gare). Në këtë garë, fitues i vendit të parë dhe i medaljes së artë u shpall suedezi Andre Myhrer me kohët (gjatë provës së parë 47.93" duke u renditur i dyti, në provën e dytë 51.06" dhe në total mori kohën më të mirë 1':38.99" duke u renditur i pari. Medalje të Argjendtë mori zvicerani Ramon Zenhaursen (1':39.33"), ndërsa në vendin e tretë që mori medaljen e bronztë u rendit austriaku Majkëll Mat, me kohën 1"39.66". Duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat, Erjon Tola u kualifikua në një pozicion të mirë mes 108 pjesëmarrë­sve në garë. E njëjta gjë vlejti edhe për përfaqësue­sin e vetëm kosovar, Albin Tahirin, që e mbylli në vendin e 39-të garën e Sllallomit me kohën 2':02.93". Shqipëria, në këtë Olimpiadë Dimërore u paraqit me dy sportistë. Më herët pati konkurruar edhe skiatorja alpine Suela Mëhilli, e cila ishte dhe flamurmbaj­tësja në çeljen e këtyre Lojërave Olimpike. Skiatorja Mëhilli mori pjesë vetëm në një garë, në atë të Sllallomit të Madh, ndërsa u s'kualifikua në garën finale të kësaj disipline. Gjatë garës, e cila iu shty dy herë për shkak të kushteve të këqija të motit, më 15 shkurt arriti të kualifikoh­et për në garën finale. Në provën e parë u rendit e 60-ta me kohën 1':24.67", ndërsa në provën e dytë u rendit 54ta me kohën 2':05.17", duke u kualifikua­r për garën finale. Gjatë provës së tretë finale ajo arriti kohën 2'26.66" duke u renditur përfundimi­sht e 53-ta. Fituese e vendit të parë dhe medaljen e artë e mori amerikania Mikaela Shifrin me kohët: gjatë provës së parë arriti kohën 1':10.82" duke u renditur e dyta, në provën e dytë arriti kohën 1':09.20", duke u renditur e 4-ta, por në dygarësh ajo arriti kohën më të mirë me 2':20.02", duke fituar medaljen e Artë. Suela Mëhillaj, në garën e Sllallomit të zhvilluar më 16 shkurt, arriti të renditej në vendin e 68-të dhe gjatë provës së dytë arriti vendin e 61-të duke u kualifikua­r për në garën finale, por gjatë kësaj gare skiatorja jonë u s'kualifikua për një gabim teknik gjatë zbritjes, ku parakaloi një nga shenjat anësore të rrugës kalimtare. Fituese e vendit të parë u shpall suedezja Frida Hansdoter, me kohët: ( prova e parë prej 49.09" e renditi të dytën, në provën e dytë, koha 49.54" e rendit përsëri të 2-ën, por në dygarësh ajo arriti kohën më të mirë me 1':38.63", duke u renditur përfundimi­sht në vendin e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania