Panorama Sport (Albania)

Alonso e Vandurn në M Larenin portokalli

Njëvendësh­ja e skuadrës me seli në okin , u prezantua dje

- ABDULLA DUSHKU

Fernando Alonso dhe Stofel Vandurn do të drejtojnë makinën portokalli MHL33, e cila është dhe arma e revanshit të McLarenit në Formulën 1 këtë sezon. Skuadra me seli në Uoking prezantoi njëvendësh­en, që do t'iu besohet pilotëve Alonso dhe Vandurn, për të lënë shenjë në Botërorin e këtij viti, atë ku favoritët janë të tjerë. Por McLareni do të kërkojë të futet në podium. Makina e tyre këtë radhë do të jetë krejtësish­t me ngjyrë portokalli, e cila është një realizim nga Tim Gos e Mat Moris. Sipas analistëve, kjo do të shënojë një përmbysje të tendencave, si në ngjyrë ashtu edhe në rezultate, pas një 3vjeçari negativ të lidhur me partnerite­tin me Hondën. Ishte pikërisht Renault, çelësi për të mbajtur në skuadër një kampion si Fernando Alonso. Spanjolli do të mbrojë ngjyrat e McLarenit për të katërtin vit radhazi, në një sezon ku do të impenjohet gjithashtu në garat e Le Mansit me Tojotën. "Jam kurioz ta shikoj këtë makinë në pistë, pasi e di sesa i rëndësishë­m është ky vit për skuadrën. Shpresoj që të shfrytëzoj­më potenciali­n në maksimum e nëse arrijmë të mbajmë pikat e forta të sezonit të shkuar, do të bëjmë një hap përpara", tha Alonso.

Nga ana tjetër, Renault ka zbuluar dhe partnerite­tin me kampionati­n e futbollit spanjoll, La Liga. Logoja e kampionati­t do të vendoset në dy njëvendësh­et RS18, e zbuluar vetëm 2 ditë më parë, me të cilat Renault do të garojë në këtë sezon. Logon do ta mbajnë edhe në kostumet e tyre dy pilotët e këtij sezoni, Niko Hulkenberg dhe Harlos Sainz , ky i fundit njihet si një tifoz i zjarrtë i Real të Madridit. Shefi i marketingu­t të Renault u shpreh entuziast për arritjen e kësaj marrëveshj­e, duke konfirmuar se qëllimi është i ndërsjellë­t për të fituar me shumë nga imazhi i njëratjetr­ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania