Panorama Sport (Albania)

Spaleti djeg Brozon: S'dua depresive

Trajneri i Interit i për ji jet edhe i rançeskos: Me mua, "oma luftonte me Napolin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mauro Ikardi e Ivan Perisiç s'ia dalin: ishte ky konkluzion­i i stërvitjes së fundit përpara nisjes së djeshme për në Gjenovë. Luçiano Spaleti e gjen veten për të tretën herë radhazi pa kapitenin dhe, për herë të parë, pa kroatin. Pa harruar mungesën e \hoao Miranda.

MAURO E IVANI JAS3TË - Pa Mauron e Ivanin sepse "u kryen disa vlerësime, do donim t'i kishim, bëmë disa prova, por nuk pati përgjigje pozitive". Spaleti shton: "Do të jetë një ndeshje me ritme të larta. Rafinja duhet analizuar. Ka munguar në dy seanca stërvitore, nëse luan nga fillimi skuadra duhet të mbulojë 'mangësitë' e tij derisa të kapë formën optimale. Borhan (Valeron) po e monitorojm­ë përmes të dhënave: metrat që përshkon, inkursione­t në zonën kundërshta­re kur luan si fantazist. Mund të kalojë momente negative, por nuk është aspak në vështirësi".

RINISJE NGA VENDI I TRETË - Sot nis sërish gara, nga vendi i tretë, në një moment kur ambienti dukej depresiv: "Na i mbani larg depresivët. Kundër Bolonjës nuk më pëlqeu karakteri i skuadrës në superiorit­et numerik. Ndaj Xhenoas do të gjejmë një stadium plot entuziazëm, por nuk pranoj alibi".

SKUADRA VIRTUALE - Merkato është një temë që rikthehet: "Sot (dje) po komentonim ato që shkruajnë gazetat. Do t'i këshilloja presidenti­t të ndërtonte një skuadër të tretë: atë që kemi, ekipin e femrave dhe një virtuale që të stërvitet nga drejtuesit. Këto biseda duhet t'i bëni me ta. Disa tifozë ndalën Ederin dhe i thanë të largohej, sepse do të vinte Starrixh. Ata duhet që ta mbështesin këtë skuadër, nëse i japin një dorë është më e lehtë". Në çfarë pike ndodhet ky Inter? "Është i pashprehur, por kur të mbërrijë në fund të kampionati­t do të thotë të vërtetën. Shoh angazhim, gatishmëri në të mësuarin e koncepteve. Nuk

mungon ekuilibri} kujtoni shtyllat e goditura (janë 15), le të fitojmë ndonjë 'çmim'!".

DËNIM PËR BRO/OVI - Brozoviç do të jetë i grumbullua­r, por "jo titullar, kam zgjedhur dikë tjetër. Jemi ballafaqua­r edhe për gjestin e së dielës së kaluar. Marselo ka

kërkuar menjëherë ndjesë. Ai është i turpshëm dhe introvert. Pati frikë se mos e përkeqëson­te gjendjen, mesazhi që publikoi në "Instagram" është i rëndësishë­m. Është stërvitur shumë mirë gjatë javës, nëse do të kem nevojë nesër (sot) do ta përfshij në 11-she dhe jam i

bindur se do më japë gjithë cilësinë e tij".

TOTI D3E POLEMIKA ME DI FRAN ESKON - I pashmangsh­ëm një koment për Totin: "Është shprehur në mënyrë të qartë. Shënon një pikë precize për atë çka është raporti ynë. Nga ana ime do të ketë gjithmonë gatishmëri, por më vjen keq që e mendon në atë mënyrë...". Tekniku zikaltër shfrytëzon momentin dhe i përgjigjet edhe Di Françeskos që, pas BeneventoR­oma, kishte nënvizuar se "disa skuadra godasin gjysmë here portën, ndodhen sipër nesh dhe fitojnë ndeshjet". Spaleti ka replikën gati: "Nëse na referohet neve, meqenëse nuk është hera e parë, them se ka të drejtë, sepse Roma mund të qëndronte më lart: në fakt, vitet e mëparshme ishte mësuar të luftonte për kampionati­n bashkë me Napolin} thjesht po i jap disa referenca".

"S 3 KRINJAR 7 ËNDRON GJATË" - Lojtarë që vijnë, të tjerë që ikin} Shkrinjar ka dëshirë të qëndrojë: "Nuk kisha dyshime, por ka pasur një gabim përkthimi, i cili është bërë në një të natës (qesh). Shkrinjar qëndron për shumë kohë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania