Panorama Sport (Albania)

Bufon rinovon me ulje page, Shezni një garanci

Portieri polak pret dhe “kërcënon” Xhixhin me “doreza”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Xhanluixhi Bufon dhe Juventusi mund të kenë hedhur dje një hap të sigurt për rinovimin e kontratës. Uebsajti investigat­iv, "Dagospia", i cili në muajt e kaluar solli në pah edhe sherrin në dhomat e zhveshjes së torinezëve përpara duelit direkt me Napolin, ka sjellë në vëmendje një takim kokë më kokë, të ndodhur në qendrën stërvitore të Juves, mes kapitenit dhe presidenti­t të skuadrës. Takimi mes portierit dhe miliarderi­t italian nuk ka qenë i shkurtër, përkundraz­i, sepse pavarësish­t miqësisë së fortë të të dyve, Anjeli i ka dhënë dritën "jeshile" rinovimit të kontratës për të paktën me një tjetër vit dhe opsionin për një sezon të dytë, por vetëm me kushtin që 40-vjeçari i portës të përgjysmoj­ë pagën e tij aktuale prej 4.5 milionë eurosh, kusht të cilit vetë Xhanluixhi Bufon i është përgjigjur pozitivish­t. Me pak fjalë, nëse ky investigim ka qenë i vërtetë, portieri dhe njëkohësis­ht kapiteni, do të lajmërojë shpejt rinovimin me Juven. GARANCIA SHEZNI

Ka shumë mënyra për të (ri)marrë vendin në pankinë: me ankthin e një gabimi të sapokryer apo me lehtësinë e dikujt të vetëdijshë­m që një ditë porta do jetë vetëm e tija. Në rastin e Vojiçek Sheznit, të "zgjidhet" opsioni B: portiere polak është më shumë se një i dytë dhe nuk nevojitej as ndeshja e radhës me portë të paprekur në derbin torinez për të pasur një konfirmim. Madje, do mjaf- tonin statistika­t e qarta për të zgjidhur dyshimet për sezonin e ardhshëm te Juventusi: vetëm një gol të pësuar në 11 ndeshjet e fundit si titullar. Nuk ekzistojnë rivalë në Serinë A edhe nëse merret në konsiderat­ë i gjithë sezoni: në kampionat, Shezni ka një mesatare prej një goli të pësuar çdo 195 minuta. Më në detaj, në 13 paraqitje dhe 1170 minuta të kaluara në total në fushën e blertë, vetëm gjashtë herë i është dashur të nxjerrë topin nga rrjeta. Gjatë dy muajve të fundit e ka mbuluar më së miri mungesën e detyruar për shkak të dëmtimeve të Bufonit, por, pavarësish­t rikthimit të Xhixhit, e ka gjetur megjithatë mënyrën për t'u dukur. Me Sheznin, porta është (dhe do jetë) e "mbyllur". DUALIZMI

Askush nuk mund të krijojë dyshime mbi vlerat e Bufonit, një autoritet "i shenjtë" më shumë sesa thjesht një numër 1. Nga gjysmëfina­lja e Kupës së Italisë në Bergamo kundër Atalantës ka rimarrë në mënyrë natyrale vendin e tij në mes kuadratit, madje ka kaluar thuajse çdo herë mbrëmje të qeta. Së paku deri në mbrëmjen me shije sa të ëmbël po aq edhe të hidhur në Champions kundër Totenhemit: driblimi i Kejn dhe, mbi të gjitha, gabimi i vogël në pozicionim dhe lëvizje te goditja e dënimit të Eriksen ndikuan shumë në rezultatin final (2-2). Normalisht këto pasiguri nuk mjaftojnë për të krijuar dyshime mbi "mbretin", por prania e një portieri të mësuar me çdo turne i jep qetësi gjithë ambientit bardhezi. Zbut menaxhimin e dualizmit në portë. Falë gjetjes së "trashëgimt­arit" të Xhixhit, të mbrojtur nga një prapavijë që i është kthyer formës së kohëve më të mira, dëmet e "Zonjës" do jenë minimale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania