Panorama Sport (Albania)

Mou: Pas Sevijes do të ëndërrojmë

"Vetëm pas kualifikim­it në çerekfinal­e nisa të fantazoj me Porton dhe Interin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zhoze Murinjo kon firmoi se Pol Pogba do të rikthehet në aksion për Mançester Junajtid kundër Sevijes sonte mbrëma, por nuk dëshiron që t'i vendosë shumë presion francezit që po kalon një periudhë të vështirë. "Nuk mendoj se është e ndershme të flasim për përgjegjës­itë e një lojtari. Nuk më pëlqen as fakti që një lojtar, i cili ka kushtuar X miliona, nuk ka të njëjtën përgjegjës­i si një lojtar që ka kushtuar tri herë më shumë. Përgjegjës­itë janë për të gjithë. Kur unë vendos për një lojtar të luajë, nuk llogaris moshën, rrogën, vlerën në merkato, sepse nuk është e ndershme", tha Murinjo, duke konfirmuar se mesfushori është gati të luajë pasi u stërvit 24 orët e fundit.

SEVIJA - Junajtid viziton Sevijen, një skuadër që ka fituar Ligën e Europës 5 herë që prej 2006-ës, por që nuk ka shkuar kurrë në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve, ndërsa tekniku portugez rikthehet në fushën ku ai fitoi trofeun e tij të parë në futboll, Kupën UEFA me Porton në 2003. Por ai refuzon që ta pranojë se anglezët e tij janë favoritë. "Unë normalisht them

se ëndrrat me Champions nisin pas arritjes së çerekfinal­eve dhe jo në 1/8-at. Nga këtu ka ende shumë rrugë. Kur një ekip arrin në çerekfinal­e, gjithçka është e mundur, edhe për skuadrat që nuk janë favorite. Por, aktualisht, duhet të fokusohemi te një rival shumë i vështirë. Unë nuk mendoja

kurrë se do ta fitoja me Interin dhe apo Porton, por kur mbërritëm në 8 ekipet më të forta, atëherë nisa të mendoj se gjithçka mund të ndodhë. Isha shumë i ri kur fitova Kupën UEFA në këtë stadium me një skuadër pa përvojë. Mendoj se në këtë ndeshje dhe atë të kthimit, pas disa javësh në 'Old Trafford' dy skuadrat do të jenë shumë të ekuilibrua­ra. Do t'u jepja të njëjtat shanse të dyjave, por ne do të japim gjithçka dhe jemi optimistë se në këto dy ndeshje mund t'ia dalim. Sevija është një skuadër kupash dhe tani ka shansin të luajë në kompeticio­nin më të rëndësishë­m, kështu që motivimi është i madh. Nuk mendoj se është e mundur që këtu të shënojmë 6 gola (e ka bërë me Realin). Ronaldo dhe Mesi duhet të jenë në ditën e tyre më të mirë për të shënuar këtu. Montela është një trajner italian dhe italianët dinë t'i organizojn­ë shumë mirë ekipet në mbrojtje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania