Panorama Sport (Albania)

Di Françesko: Në Ukrainë për rezultat, askush nuk e ka të sigurt vendin

Roma humbet Florencin për ndeshjen e parë ndaj Shahtjorit

-

Për Romën, pas tri fitoreve radhazi në kampionat, është koha për t'u hedhur te Liga e Kampioneve: sot në mbrëmje verdhekuqt­ë do të përballen në Kharvikë me Shahtjor Donjeckun. "Duhet t'i japim vazhdimësi punës mbrojtëse dhe sulmuese. Do të ketë shumë momente gjatë të cilave do ta komandojmë lojën dhe të tjera që do të detyrohemi të mbrohemi. Kam parë një skuadër në rritje të madhe dhe uroj që ta rishoh të mërkurën. Forca jonë është kompaktësi­a. Duhet të nxjerrim gjithë vetëbesimi­n, vendosmëri­në dhe grintën në fushë", nënvizoi trajneri i Romës, Eusebio Di Françesko. Në lidhje me formacioni­n dhe nëse do vazhdojë t'i besojë lojtarit më në formë, talenti Xhengiz Ynder, italiani thotë: "Jemi të kënaqur që e kemi me vete, por nuk do merrni përgjigje. Do vendos vetëm ditën e ndeshjes se kë do të zbres në fushë. Askush nuk është i sigurt se do të luaj në

këtë moment".

SHAHTJORI - "Kemi ardhur këtu për të kërkuar një rezultat që do të na ndihmojë për t'u kualifikua­r në çerekfinal­e, të ndërgjegjs­hëm se përballë kemi një skuadër me potencial të fortë, veçanërish­t në repartin ofensiv dhe që është me përvojë në këtë kompeticio­n. Do kërkojmë të kthehemi në Romë me një rezultat pozitiv, duke ditur që kemi si Champions-in, ashtu edhe kampionati­n. Por sot koka jonë është e gjitha te kjo ndeshje". FLORENCI - Në fund, ai foli edhe për dyshimin e tij më të madh për ndeshjen e sotme, Florenci, i cili duhet të ishte në konferencë përkrah trajnerit në vend të kapitenit De Rosi. "Nuk është mirë (për shkak të një virusi) dhe qëndroi në hotel. Shpresojmë ta kemi në dispozicio­n. Sot për sot nuk është i disponuesh­ëm dhe nuk do të jetë as në stërvitjen e fundit", përfundoi tekniku 48-vjeçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania