Panorama Sport (Albania)

Ngec Flamurtari, një pikë shprese për Teutën

Durrsakët rezistojnë, portieri Moçka eklipson Danilo Alvesh

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë dje në Durrës, në një ndeshje ku barazimi kënaqi më shumë "djemtë e detit". Ka qenë një 90-minutësh i luftuar, me raste të pastra në të dyja portat. Danilo Alvesh ishte shpërdorue­si i madh i takimit, duke humbur mundësi të arta për t'u dhënë fitoren vlonjatëve. Nisur nga pozitat në klasifikim, një pikë ndaj Flamurtari­t të vendit të dytë mund të quhet frymëmarrj­e për durrsakët, që sot shpresojnë te një hap fals i Vllaznisë rivale për mbijetesë, e cila luan në Gjirokastë­r. Pas 21 javësh kampionat, skuadra e Shpëtim Duros mbetet sërish e dyta, por tani me 13 pikë më pak se Skënderbeu kryesues. Më shumë se me korçarët, duket se gara e kuqezinjve do të jetë me Kukësin që është afruar shumë.

PJESA E PARË - Flamurtari vinte në Durrës pa mbrojtësin Ditmar Bicaj të pezulluar për kartonë, si dhe Xhufon e Tunkarën të dëmtuar. Teuta ishte e plotë, teksa trajneri Begeja kishte hedhur në fushë një skuadër ofensive, por që u tregua shumë e kujdesshme. Mbrojtja, pika më e dobët e durrsakëve në këtë kampionat, u kap në befasi që në minutën e parë, teksa Zuka iu afrua golit. Loja ekuilibroh­et ndjeshëm, pasi lufta më e madhe bëhet në mesfushë. Vlonjatët nuk kalojnë në aventurë, por presin Teutën dhe mundohen ta kapin në befasi me kundërsulm. Bushiç fiton thuajse çdo duel me mbrojtësit, por si Alvesh dhe Zuka nuk arrijnë të përfitojnë. Teuta humbet mesfushori­n maqedonas, Mustafov, për shkak dëmtimi dhe pa kaluar 20 minuta lojë në fushë futet Dediç. Sulmuesi boshnjak bëhet rreziku kryesor për vlonjatët, por përpjekjet e skuadrave në pjesën e parë nuk sjellin asgjë, pasi gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.

PJESA E DYTË - Pas pushimit, loja bëhet më e ashpër. Ndalesat janë të shumta, ndërsa rastet nuk mungojnë. I pari është Fabio Beqaj, i cili përballë Nurkoviç nuk arrin të shënojë. Kundërpërg­jigjet Flamurtari, me një rast ideal, ku Alvesh shpërdoron fatalisht përballë Moçkës. Ishte ndeshja e portierëve, që në çdo tentativë arrijnë të evitojnë gola të sigurt. Të dy trajnerët tregojnë me zëvendësim­et se kërkojnë të fitojnë ndeshjen. Begeja hedh në fushë Krujën dhe Bilalin, ndërsa Duro freskon krahët e mesfushës me Hoxhajn dhe Kamaranë. Dediç për pak shënon nga një goditje dënimi, por është Nurkoviç që i thotë "jo" golit. I vetmi rast për moviolë i takimit është ai i minutës së 83-të, kur Bushiç kroson te Kamara brenda zone dhe aty ndërhyn Hakaj, teksa vlonjatët duan penallti, por arbitri Sino vijon lojën. Minutat e

fundit janë pa histori dhe gjithçka mbyllet 0-0. Të mërkurën, Teuta ka një transfertë delikate ndaj Kamzës, ndërsa Flamurtari pret Luftëtarin të enjten. Vlonjatët nuk do të kenë në këtë takim sulmuesin Danilo Alveshin, i cili plotësoi numrin e kartonëve pas të verdhit të djeshëm.

 ??  ?? Sulmuesi i Flamurtari­t, Danilo Alvesh, i shtrirë në fushë pasi shpërdoroi disa raste për gol gjatë ndeshjes së djeshme
Sulmuesi i Flamurtari­t, Danilo Alvesh, i shtrirë në fushë pasi shpërdoroi disa raste për gol gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania