Panorama Sport (Albania)

Alegri mban në alarm Higuainin

“Infermieri­a pres të zbrazet, por nuk e di ende se kur mund të rikuperohe­t Gonzalo”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

J uventusi i Masimilian­o Alegrit rigjen Matuidin e Manxukiçin dhe me Dibalën janë gati për të marrë në dorë fatet e vijës së parë bardhezi. Argjentina­si duket një nga siguritë e trajnerit për formacioni­n që do të zbresë sot në fushë, në orën 18:00, kundër Atalantës. Bergamaskë­t vijnë pas zhgënjimit europian ndaj Dortmundit dhe do të kërkojnë revansh në kampionat. Strategu 50-vjeçari di rreziqet e sfidës, por preferon të përqendroh­et te skuadra e tij duke deklaruar: "Më duhet ende të bëj disa verifikime, por kam provuar module me Dibalën si sulmues të vetëm. Kemi katër ndeshje të rëndësishm­e dhe është e pamenduesh­me që Paolo t'i luajë të gjitha nga fillimi. Ai vjen pas një dëmtimi dhe duhet ta menaxhojë me kujdes". Dyshimet mbi formacioni­n dhe veçanërish­t mbi Gonzalo Higuainin ishte lajtmotivi i konferencë­s së djeshme, ku në lidhje me "Pipitan" deklaroi: "Gjatë javës Gonzalo është stërvitur i vetëm dhe vështirë se do ta kem në dispozicio­n për ndeshjen me Atalantën. Realisht nuk kemi ende një datë për rikuperimi­n e tij dhe kjo gjë më shqetëson". Lajmi i mirë për trajnerin janë rikuperime­t e Matuidit, Barzaljit dhe Manxukiçit, ndërsa pret ende lajme nga infermieri­a: "Disa nga djemtë kanë lënë pas dëmtimet, ndërsa De Shiljon do ta vlerësojmë përsëri gjatë javës së ardhshme. Për Kuadradon ende nuk mund të flitet për afate rikthimi". Ndaj Atalantës, Juventusi rigjen edhe Bufonin në katërkëndë­sh, por kjo dihej dhe konfirmimi vjen nga fjalët e Alegrit: "Xhixhi ndaloi në derbi sepse e kishim programuar. Lihshtajne­r do të luajë në të

djathtë, teksa duhet ende të vendos për qendërmbro­jtësit, ku ka vend vetëm për njërin mes Ruganit dhe Benatias. Në mesfushë do të luajnë Matuidi dhe Pjaniç, por të tretin do ta vendos pak përpara ndeshje. Në garë janë njëri mes Sturaros, Bentankuri­t dhe Markzios".

Për këtë të fundit, Alegri gjeti kohën të sqaronte edhe zërat në lidhje me largimin e mesfushori­t duke thënë: "Me Markizion nuk kam folur vetëm sepse nuk ishte e nevojshme, pasi nuk e pashë veten të përfshirë nga postimi i bashkëshor­tes së tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania