Panorama Sport (Albania)

Triumfon Vllaznia, sot Goga-Flamurtari për kreun

-

Në kampionati­n e Basketboll­it për femra u zhvillua vetëm një ndeshje, ajo mes Skënderbeu dhe Vllaznisë, e cila u mbyll me fitoren e ekipit shkodran 58-41 (10-12, 11-15, 9-13, 11-18) Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 12-të për Grupin A-1. Takimin e luajtur në Korçë e kanë dominuar mikeshat nga Shkodra, që janë shkëputur gradualish­t nga perioda në periodë. Vendaset nuk kanë përfituar nga faktori fushë, kanë qenë gjithnjë në ndjekje dhe me kalimin e minutave kanë humbur ritmin dhe distancën nga shkodranet. Ndeshja ishte e një niveli të ulët, me korçaret që rrezikojnë të bien në Grupin A-2. Sot do të zhvillohet kryendeshj­a mes Goga Basket dhe Flamurtari­t, ku dy skuadrat kanë kryesuar vazhdimish­t gjatë dy fazave të para, herë njëra e herë tjetra.

Për grupin A-2 janë luajtur dy takimet e javës së 7-të. Ndeshja e zhvilluar në Elbasan, mes ekipit vendas dhe atij nga Kamza, ka përfunduar me fitore të thellë të ekipit elbasanas. Vajzat e Elbasanit kanë mposhtur pa probleme ato të Kamza Basketit në shifrat 75-32. Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga vendaset, të cilat tregojnë "dhëmbët" që në periodën e parë, ku e fitojnë 26-5. I njëjti ritëm vijon edhe në të dytën, e cila mbyllet 17-7. Nuk ka histori edhe pas pushimit sepse janë vendaset që fitojnë 19-8 periodën e tretë dhe 13-12 atë të fundit. Në ndeshjen tjetër, të luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi", ndërmjet vajzave të Partizanit dhe atyre nga Fieri, ka qenë mjaft e mirë për skuadrat fierake, të cilat kanë fituar me 30 pikë diferencë. Ato nga perioda në periodë kanë rritur diferencën, por fatale ka qenë perioda e dytë, e cila zgjidhi fitoren e Apolonisë 29-7. Fitorja e djeshme e skuadrës së Apolonisë bëri që të ndjekë Elbasanin në luftën për të siguruar ngjitjen në grupin A-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania