Panorama Sport (Albania)

‘Në Shkodër s’i pëlqejnë të huajt’

"Më kanë qëndruar të gjithë pranë, në Gjirokastë­r luajtëm për barazimin"

-

Një pikë në transfer të ndaj Luftëtarit e ka kënaqur jo pak trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport" pas ndeshjes, trajneri shkodran ka folur edhe për incidentin ndaj tij e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.

Ishte plani juaj që të merrnit një barazim ndaj Luftëtarit?

Po, ishte plani ynë sepse e dinim kush është Luftëtari. Ka 3 sulmues nga më të mirët në Superiore. Kjo na detyronte të ishim të kujdesshëm. Në fillim të pjesës së dytë i humbëm nga vëmendja dhe ato patën raste. Mendoj se barazimi ishte i drejtë për të dy.

Në momentit që bëtë zëvendësim­e, besuat se mund ta fitonit ndeshjen?

Po shikoja që gjirokastr­itët linin terren mbrapa dhe mendova të freskoj skuadrën për t'i kapur në kundërsulm dhe kishim rastet tona. Gjithsesi, si ne edhe Luftëtari ka humbur shumë raste.

Ndoshta vuajtët pak në fillimin e pjesës së parë, ku Luftëtari humbi raste të pastra shënimi...

Mendoj se është çështje përqendrim­i. Po na ndodh shpesh që fillimi i pjesës së dytë është me një marsh të ulët derisa kapim ritmin. Përveç 15 minutave të para, loja jonë erdhi në rritje. Me pak qetësi mund të shënonim golin e fitores. Por, ky është futbolli.

A ishte e qetë skuadra juaj në këtë transfertë pas ngjarjes që ju ndodhi pak ditë më parë?

Nëse do themi që ishim të qetë, do i bënim qefin vetes. Ishte një traumë e madhe dhe këto ditë kanë qenë të vështira, sidomos për skuadrën të

shohë një ngjarje të tillë të shëmtuar. Kjo skuadër ka personalit­et dhe dinjitet dhe u munduan ta kalonin këtë episod, të bënin një ndeshje të merrnim këtë pikë nga Gjirokastr­a.

Keni ndierë mbështetje nga ekipi ditët e fundit?

\ë mbas atij incidenti ka qenë një moment i vështirë. Kam parë në krahun tim të gjithë skuadrën, që ka ndenjur me mua deri natën vonë. Edhe dashamirës­it e skuadrës, që vlerësojnë punën, më kanë ndenjur në krah. Kryetarja e bashkisë, intelektua­lë

e të tjerë. Kjo më jep ngrohtësi që të eci përpara.

Pas një incidenti të tillë ka gjithmonë një rezyme. E ka bërë Gjoka një të tillë?

Mua nuk më takon në këto momente të flas shumë. Ngjarja po shqyrtohet nga policia. Prej tre muajsh në

drejtimin e Vllaznisë kemi qenë të shqetësuar dhe nën trysni. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë dhe jo të gjithë i pëlqejnë trajnerët që vijnë nga jashtë Shkodrës ose edhe të huajt. Ka ardhur një moment që policia të marrë masa t'i ndalojë këto raste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania