Panorama Sport (Albania)

Flamurtari mund Goga Basket, rikthehet në krye të renditjes

-

Flamurtari del me fitore nga pallati i sportit "Dhimitraq Goga". Vlonjatët kanë mposhtur dje në mesditë, 58-53 Gogën vendase në një ndeshje mjaft të fortë. Rivaliteti i viteve të fundit mes këtyre dy ekipeve shoqëroi edhe takimin e djeshëm, por në fund është skuadra e trajnerit Viron Toska, që i gëzohet këtij triumfi. Siç edhe pritej, takimi nisi me shumë agresivite­t dhe janë vendaset, që fillimisht luajnë më mirë. Skuadrat ishin përgatitur për të mos lejuar depërtimet respektive drejt koshit dhe kjo bëri që të ketë pak shenja spektakli e lojë të bukur. Me avantazhin +6 të Gogës, është mbyllur fraksioni i parë (19-13). Në të dytin reagon mirë Flamurtari, i cili luan me ritëm më të lartë. Rivaliteti shoqëron edhe këtë periodë, pasi pikët e Aliaj dhe Nikpaljevi­ç rikthejnë baraspeshë­n në pikë 21:21. Me një sulm pa rezultat të vendasve dhe baraspeshë totale është mbyllur dhe pjesa e parë e lojës (27-27). Me një trepikësh të vendasve ka nisur fraksioni i dytë i kësaj ndeshjeje finale, quajtur kështu për shkak të rivaliteti­t mes tyre. Loja bëhet gjithnjë edhe më e luftuar dhe luhet fort për çdo top. Hapësirat në mbrojtjet respektive mbyllen shpeshherë, duke bërë që loja deri diku të bëhet e bezdisshme dhe pa shumë pikë. Pas tri periodash lojë, rezultati fiksohet në 3943. Edhe 10 minutëshi i fundit zhvillohet me të njëjtin ritëm. Të dyja ekipet e duan fitoren, shohin nga sulmi, por të njëjtën rëndësi i japin edhe prapavijës. Pas 3 minutash lojë, rezultati shkon në 45-45. Rivaliteti vazhdon

dhe pas 6 minutave të para të këtij fraksioni, baraspesha është 51-51. Nikpaljevi­ç shënon një trepikësh për vlonjatet dhe këtu vjen kthesa e mikeshave. Nuk ka më kohë dhe lojtaret e Gogës tentojnë përmes trepikësha­ve për të përmbysur. Kjo, edhe sepse vlonjatet markojnë mirë dhe nuk lejojnë hapësira, duke bërë që fundi i ndeshjes t'u buzëqeshë atyre. Kështu Flamurtari ka fituar një ndeshje finale me një prej rivaleve direkte 58-53, ndaj Goga Basket. Një humbje që zbret ekipin e Gogës në vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Tiranën. Roland Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania