Panorama Sport (Albania)

Notat e milanit

-

DONARUMA 7 - Siguri, vëmendje, saktësi. Feston ditëlindje­n në mënyrën më të mirë të mundshme KALABRIA 7 - Goli i parë mes profesioni­stëve nuk mund të ishte më i bukur. Provë fantastike për mbrojtësin kuqezi. BONUÇI 7 - Lider i vërtetë me licencë për të dribluar. Me ndërhyrje të pastra, i kursen vetes një karton që mund t'i kushtonte derbin.

ROMANJOLI 7,5 - Në atë që mund të kishte qenë stadiumi i tij, ofron një tjetër paraqitje super. I pakalueshë­m. RODRIGEZ 6,5 - Përballë ka më të vështirin mes romanistëv­e, por e limiton pa vuajtur shumë, me saktësi zvicerane.

KESI 6.5 - Me vrapimet e tij sfilit rivalët, kur duhet përdor dhe bërrylat duke i thyer edhe dhëmbët ndonjërit. Mushkëria shtesë e bandës së Gatuzos.

BILJA 6 - Katalizato­r i palodhur dhe ide të shumta, megjithëse gabon në disa raste. Ndoshta i duhet pak pushim. BONAVENTUR­A 7 - Sapo ndien aromë ndeshjesh të mëdha, ndez të gjithë sensorët. Xhol i vyer në të dyja fazat. ( nga 90' Montolivo - pa notë). SUSO 6.5 - Në pjesën e parë, viktimë e presionit romanist. Në të dytën shpalos repertorin dhe me të majtën e tij ndihmon në kapitullim­in e Romës. (nga'82' Borini 6 - për pak sa nuk gjen golin e radhës).

KUTRONE 7,5 - Kompliment­et janë konsumuar tashmë. Gol me peshë në Romë, që ndan përgjysmë ndeshjen. Fiton bindshëm duelin me Manolas. (nga 67' Kaliniç 6,5 - humb një rast për golin e dytë, por korrigjohe­t duke shërbyer për Kalabrian me një pasim të mrekullues­hëm.) ÇALHANOGLU 6.5 - Pak sulmues, pak mesfushor, pak nga të gjitha. Vrapon pa fund dhe fiton derbin me Ynder duke bërë gjithçka që nuk bëri romanisti. TRAJNER GATUZO 7,5 - Ndeshje e përgatitur me përsosmëri. Milani nuk vuan dhe di kur të godasë. Turi i forcës nis në mënyrën më të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania