Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja, Bufon përçan italianët

Tifozët kundër: Cikli i tij ka mbaruar, është koha për ndryshim

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

ntuziast, i motivuar dhe i emocionuar. Aventura e Xhixhi Di Biaxhos si trajner i ri i Italisë ka nisur, por jo në mënyrën më të mirë. Është pasardhës i Venturës për të sjellë frymë të re në skuadrën kombëtare, por deklarata e tij për të rikthyer Bufonin ka hapur një çështje në Itali. Shumë prej tifozëve mendojnë se senatori i Juventusit duhet ta mbyllë këtë kapitull, ndërsa të tjerë thonë se meriton një shans.

DI BIAXHO - Trajneri i përkohshëm i "axurrëve" thotë se ndeshja ndaj Suedisë nuk duhet të jetë e fundit për legjendën Bufon dhe ai e ka telefonuar për ta rikthyer për disa ndeshje miqësore. "Është normale që kam filluar të mendoj për muajt e ardhshëm. Kam pasur komunikim me më të vjetrit dhe me Bufonin. Për mua nuk është e drejtë që ta mbyllë aventurën si në ndeshjen me Suedinë. I thashë që të rikthehej për një, dy apo tri ndeshje. Pastaj të vendosë me ftohtësi se çfarë do të bëjë. Ai do të jetë grumbullua­r, ndërsa Barzalji me De Rosin jo. Kielini gjithashtu do të jetë", ka thënë fillimisht Di Biaxho.

ZËRI KUNDËR - Në sondazhin e krijuar nga "Gazzetta Dello Sport" për rikthimin e Bufonit në kombëtare, shumica e votuesve mendojnë se vendimi i Di Biaxhos është i gabuar. Opsioni, "Jo. Cikli i tij ka përfunduar, është koha për të ndryshuar", ka marrë 80% të votave, ndërsa personat që mendojnë se nuk e meriton ta mbyllë karrierën pas eliminimit nga botërori janë 12%. Por, 8% e votuesve mendojnë se për 2-3 ndeshje miqësore nuk ka asgjë të keqe. Reagimi ka qenë i menjëhersh­ëm në rrjetet sociale, ku tifozët mendojnë se rikthimi i Xhixhit do të jetë humbje kohe për kombëtaren.

ZOF - Legjenda e portës italiane Dino Zof nuk mban asnjë qëndrim për këtë çështje, por thotë se Bufon duhet të marrë sa më shpejt vendimin për të mos e lënë situatën evazive. "Nuk është gjë e mirë që situata të jetë e tillë, e pakuptuesh­me. Bufon duhet të dalë të deklarojë vendimin e tij në lidhje me rikthimin apo me rinovimin te Juventusi", thotë Zof.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania