Panorama Sport (Albania)

Milan izolohet nga bora, shfryn Gatuzo

Rendiment i lartë edhe shpirt sakrifice, ja sekreti i kuqezinjve të Rinos

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

ekreti i momentit të Milanit mund të sin tetizohet në dy fjalë: "mbrojtje" dhe "kundërsulm". Kujdes me përdorimin e tyre, pasi nuk flitet për rreshtim defensiv në shpresë të një rasti për të shënuar. Kuqezinjtë, të ndërgjegjë­suar nga Gatuzo për forcën e tyre dhe sidomos të limiteve, synojnë të ndërtojnë garat mbi vëmendjen duke pritur lëvizjen e rivalit, për ta goditur më pas në momentin dhe pikën më të dobët. Kështu ka ndodhur në ndeshjet e fundit e po kështu u pa ndaj Romës. Pavarësish­t ecurisë, te "Djalli" dihet që nuk ka fenomene, me sakrificën si themel të çdo arritje. Suso ndjek Kolarovin, Çalhanoglu copëtohet duke ndalur Peresin dhe Kesi i thyen dhëmbët Naingolani­t.

MUR - Përpos reputacion­it të Gatuzos, ky Milan nuk është agresiv, ose të paktën ka zgjedhur të mos jetë për të mos shpenzuar energji të tepërta. Përveç Biljas që fitoi bindshëm duelin me Pelegrinin, dy mesfushorë­t e tjerë shqetësojn­ë sistematik­isht mbrojtësit rivalë me Facion dhe Manolas, që detyrohen të hedhin topa të gjatë më kot në sulm. Edhe në vijën e parë verdhekuqe, vuajtjet janë një konstante me Shik, Perroti e Ynder të shkërmoqur në kafazin e ndërtuar nga Rodrigez e Kalabria në krah dhe sidomos Bonuçi e Romanjoli që në qendër nuk lejojnë as ajrin të kalojë.

SHKUAN, PANË, FITUAN - Takticizma­t nuk janë prodhim gatuzian, por për sa kohë ka shpirt Gatuzoje, Milani nuk vuan. Në krahun e djathtë, Kalabria vrapon, Kesi mbështet, e Suso sugjeron. Rodrigez, Bonaventur­a dhe Çalhanoglu kopjojnë përsosmëri­sht çdo gjë në krahun e majtë dhe zbritjet zhvillohen me përpikëri dhe ekuilibër. Roma provon të sulmojë Milanin me katër lojtarë, por Kalabria bën gjigantin, vrapon, mbivendose­t e më pas shënon si një bomber

veteran. Ndeshja e madhe e mbrojtësit kuqezi është një skenar më vete përsosmëri­e me 80 topa të prekur, 11 të rikuperuar dhe plot 6 duele të fituar. Për ndershmëri intelektua­le, i rikthehemi sakrificës dhe shifrave të saj te djemtë e Gatuzos me Çalhanoglu­në

që rikuperon topa, Suson që fiton 12 nga 18 duele dhe Bonaventur­ën që u vjedh tetë herë sferën rivalëve. Nuk mjafton? OK, golit të Kutrones i shtojmë katër faulle të pësuar, teksa Romanjoli nuk humbte asnjë duel një për një.

BERLUSKONI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania