Panorama Sport (Albania)

UEFA VAR-it, tërbohet Rumenige

“Shoh arbitra konfuzë, UEFA të marrë shembull nga FIFA”

-

eknologjia VAR, e cila ka hyrë këtë vit në pothuajse të gjithë kampionate­t europiane, rrezikon të mos përdoret në Champions. Në fakt, Anglia dhe Spanja nuk kanë pranuar ta kenë në kampionate­t e tyre. Disi e çuditshme në fakt, duke pasur parasysh dhe rëndësinë që kanë si kompeticio­ne. Në Gjermani, VAR u përdor për herë të parë në fillimin e këtij sezoni, shumë herë prodhoi dhe diskutime të forta. Arbitrat gabuan në disa ndeshje, edhe mbasi i panë rastet të përsëritur­a në monitorë. Gjithashtu dhe në Itali nuk kanë munguar ankesat e klubeve dhe rastet e diskutuesh­me. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit ndaj Interit dhe Beneventos, miqve iu mohua një penallti dhe një karton i kuq. Arbitri nuk kërkoi fare ndërhyrjen e VARit. Rast që u diskutua gjatë në emisionet vendëse. Gjithashtu rast pikant ishte dhe në ndeshjen e fazës së parë Juventus-Torino, ku arbitri nuk dalloi dhe mbasi pa pamjet filmike, faullin që solli golin e dytë të "Zonjës së Vjetër". Në kongresin e UEFA-s, që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë, presidenti Ceferin ka folur për përdorimin e VARit. "Shoh shumë konfuzion tek arbitrat në fushën e lojës. Në disa raste ata kanë marrë vendime të gabuara, ndaj nuk do të përdoret në Champions". Ndërkohë UEFA do të miratojë edhe çështjen e zëvendësim­eve në ndeshje. Duke e shtuar atë nga 3 në 4 ndërrime gjatë lojës.

RUMENIGE - Bosi i bavarezëve, Karl Hainc Rumenige, ka deklaruar se nuk ishte dakord me deklaratën e numrit një të UEFA-s. "Më vjen mirë që FIFA është pro ndihmës së arbitrave gjatë lojës. Ajo po tregohet më aktive dhe e arsyeshme se UEFA. Në të kaluarën

ka qenë e kundërta. VAR do ta bënte lojën më serioze më të mirë dhe më të drejtë. Të mos harrojmë që, në ndeshjen e vitit të kaluar ndaj Realit të Madridit, ne u ndëshkuam nga gabimet trashanike të arbitrit hungarez Viktor Kasai. Po të kishte

qenë teknologji­a, rezultati do të ishte shumë ndryshe". Ndërkohë presidenti i FIFAs, Xhiani Infantino, gjatë mbledhjes së fundit në Zyrih, për organizimi­n e kupës së botës në Rusi, u shpreh se do të përdoret teknologji­a për të ndihmuar arbitrat të marrin

TRAJNERI

vendime sa më të sakta. Në mënyrë që të mos të dëmtohet asnjë përfaqësue­se nga gabimet arbitrare. Duket se UEFA dhe FIFA mbajnë qëndrime të ndryshme për këtë çështje dhe pse përfaqësue­sit e tyre, Pier Luxhi Kolina (UEFA) dhe Masimo Busaka

(FIFA), kanë qenë për shumë vite ish- arbitra që kanë arbitruar në nivele të larta dhe ish-kolegë. Ndajnë mendime të kundërta. Ndoshta nuk janë ata, personat që ndikojnë direkt në këtë vendimmarr­je të rëndësishm­e për mbarëvajtj­en e një ndeshjeje futbolli.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania