Panorama Sport (Albania)

Rio Ferdinand: Pogbasë duhet t’i bërtasësh

“Unë do t'i isha bërë makth, ashtu siç bënin Bufon, Bonuçi dhe Kielini te Juve”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ol Pogba po has vështirësi në sezonin e tij të dytë në "Old Trafford" mes dëmtimeve dhe problemeve taktike me trajnerin Zhoze Murinjo, të cilat, sipas spekulimev­e, kanë rindezur edhe nostalgjin­ë e rikthimit te Juventusi, klub që e la në verën e 2016- ës për shifrën rekord të 105 milionë eurove. Por ish- qendërmbro­jtësi i "djajve të kuq", Rio Ferdinand, përpiqet të shpjegojë situatën e mesfushori­t francez dhe i jep një dush të ftohtë talentit të kombëtares franceze: "Mendoj se pozicioni në fushë është pjesa kryesore e problemit. Unë do t'i kisha ulëritur fort nëse do ta kisha pasur shok skuadre, do të isha shndërruar në makthin e tij, do ta kisha torturuar në çdo pjesë të fushës. Ai ka nevojë pikërisht për këtë dhe këtë e gjente te Juventusi. Duhet të qëndrojë në atë pjesë të fushës dhe të luajë me dëshirën për të mbrojtur skuadrën e tij. Te Juventusi kishte njerëz si Bonuçi, Kielini dhe Bufon pas që e bënin diçka të tillë. Te Mançester Junajtid ky komunikim mungon dhe nuk i kërkon askush llogari".

NEVIL - Ndërsa Geri Nevil, një tjetër ikonë e 20 herë kampionëve të Anglisë mendon se 24-vjeçari do të përfitojë nga eksperienc­a e këtyre problemeve të fundit për t'u përmirësua­r: "Është e vështirë për Pol Pogbanë që të lihet jashtë formacioni­t në një ndeshje të madhe. Por unë isha 20 vite te Mançester Junajtid dhe kam parë shumë lojtarë të mëdhenj që janë lënë jashtë ndeshjeve të rëndësishm­e, ndonjëherë futbollist­ë ndoshta shumë më të mirë se Pol Pogba. Ne nuk duhet ta marrim si një fyerje. Ai duhet ta kapërdijë, ashtu siç bëjnë të gjithë futbollist­ët e mëdhenj, të gjithë karakteret e mëdhenj. Kur ata ulen në stol, atëherë luftojnë edhe më fort që të rikthehen në skuadër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania