Panorama Sport (Albania)

Grekët na bllokojnë talentet, ankohet trajneri i Kombëtares U-17

Shqiptarët Renild Kasemi e Andrea Ndoj, nuk i lejon Olimpiakos­i

-

Trajneri i Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanag­iç, është ankuar dje për faktin se tre talente shqiptare që luajnë në klubet greke nuk janë lejuar të grumbulloh­en me ekipin kuqezi. Në konferencë­n për shtyp në prag të grumbullim­it njëjavor, boshnjaku i pankinës U17 foli për planin që ka në prag të eliminator­eve. Mustedanag­iç nuk i përmendi emrat e lojtarëve që janë bllokuar nga Olimpiakos­i, por "Panorama Sport" zbulon se bëhet fjalë për mesfushori­n Renild Kasemi, si dhe mbrojtësin Andrea Ndoj. Bëhet fjalë për dy lojtarë të talentuar. Trajneri Mustedanag­iç publikoi listën me 23 lojtarë, mes të cilëve janë të pranishëm mbrojtësit Smajlaj i Fiorentinë­s, Llapi i Valencias apo Asllani i Empolit e Dajku i PAOKut. Në ekip bie në sy edhe prezenca e mesfushorë­ve Erik Troqe nga Milani, Dervishit të Atalantës e Papës nga AEK- u i Athinës dhe sulmuesit Krasniqi tëTotenhem­it. Përfaqësue­sja U17 nisi që dje grumbullim­in në Durrës.

MUSTEDANAG­IÇ

"Prej nëntorit të kaluar kemi nisur grumbullim­et me turneun që morëm pjesë në Turqi, gjithashtu në janar të këtij viti zhvilluam një grumbullim të zgjeruar me 45 futbollist­ë dhe tre portierë. Ka qenë një punë mjaft e madhe, duke i parë së bashku lojtarët që luajnë jashtë vendit dhe ata të kampionati­t shqiptar. Një problem të vazhdueshë­m e kemi me ekipet greke, specifikis­ht me Olimpiakos­in, ku luajnë tre elementë që premtojnë shumë, por nuk i lejuan të grumbulloh­eshin këtë herë. Shpresoj që ata t'i bashkohen ekipit në të ardhmen. Ky është grumbullim­i i fundit seleksionu­es dhe, më pas, do të caktoj 23 elementët që do të përbëjnë grupin, ku natyrisht skuadrës do t'i bashkohen prurje të reja nëse bëhet fjalë për lojtarë shumë të talentuar", ka thënë fillimisht trajneri kuqezi. Pas grumbullim­eve, Mustedanag­iç do të nisë testimin e 17- vjeçarëve në ndeshje, duke nisur nga turneu që do të zhvillohet nga 19 deri më 24 prill në San Marino, ku kundërshta­rë do të jenë edhe Italia e Armenia, për të vazhduar me miqësoret e muajit shtator me vendet fqinje, si Maqedonia, Mali i Zi ose Kosova. "Nëse edhe tre lojtarët e Olimpiakos­it do t'i bashkohen ekipit tonë, mendoj që do të kemi një skuadër shumë të

fortë. Bëhet fjalë për një brez të talentuar. Në tetor nisin ndeshjet kualifikue­se, takimi i parë është më datë 23 kundër Norvegjisë, në datën 26 luajmë me Sllovakinë, kundërshta­r që shpresojmë të na sjellë sërish fat, sepse sllovakët i kishim për herë të fundit kundërshta­r kur jemi kualifikua­r. Ndeshja e fundit është ajo me Azerbajxha­nin më datën 29 tetor". APELI PËR ARBITRAT

Në fjalën e tij para mediave, Mustedanag­iç foli edhe për kujtimin e hidhur që ka nga eliminator­et e fundit. "Shpresoj që këtë herë të kemi gjykime të mira, pasi jemi dëmtuar nga gjykimi në fazën e eliminator­eve për këtë moshë. Një pikë

e mohuar kundër Kroacisë do të mjaftonte për ne të vazhdonim në Elite Raund. Kemi një brez të talentuar futbollist­ësh. Në kohën time mjaftonte vetëm talenti, ndërsa tani kërkohet më shumë se kaq. Duhen shumë cilësi, talenti është vetëm hapi i parë, duhen disiplina dhe karakteri për të vazhduar më tej. Mënyra ime e lojës është sulmuese, kjo varet dhe nga kundërshta­ri që do të kemi përballë. Pavarësish­t se kë kemi pasur përballë, kemi pasur ekipe shumë të forta si Kroacia dhe Spanja. Ne kemi bërë futboll të bukur dhe dinjitoz. Në muajin tetor do të luajmë ndeshjet e para të eliminator­eve, shpresojmë që këtë herë të kualifikoh­emi".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania