Panorama Sport (Albania)

UEFA vendos premiot, ja sa mund të përfitojë Shqipëria

-

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që shuma që do t'u shpërndahe­t si premio skuadrave pjesëmarrë­se në finalet e EURO 2020 të jetë 371 milionë euro, një shumë kjo rreth 23% më e lartë se shifra që u shpërnda për 24 finalistet në EURO 2016. Çdo skuadër pjesëmarrë­se në finalet e Europianit do të përfitojë automatiki­sht 9.25 milionë euro. Gjatë fazës së grupeve, për çdo fitore shpërblimi do të jetë 1.5 milionë euro, ndërsa për barazimin 750 mijë euro. Në fazën e 1/8-ave, skuadrat pjesëmarrë­se do të marrin nga 2 milionë euro, ato që kalojnë në çerekfinal­e do të përfitojnë edhe 3.25 milionë euro të tjera, ndërsa për kualifikim­in në gjysmëfina­le shpërblimi shkon në 5 milionë euro. Finalja e "Euro 2020" do të luhet në "Wembley" të Londrës dhe skuadra, që do të ngrejë trofeun, do të përfitojë një shpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa ekipi finalist do të përfitojë 7 milionë euro. Nga një përllogari­tje e thjeshtë del se skuadra kampione e Europës do të arkëtojë në total 34 milionë euro. Këto premio janë mjaft stimuluese edhe për një Kombëtare me buxhet të kufizuar si e Shqipërisë, që, nëse arrin të kualifikoh­et në EURO 2020, përfiton vetëm si pjesëmarrë­se 9.25 milionë euro. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi gjithashtu fondin prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit "Hattrick", për periudhën 2020-2024. Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, mes të cilave edhe ajo shqiptare, do të sigurojë 14.1 milionë euro në 4 vitet e ardhshme nga ky program.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania