Panorama Sport (Albania)

0ërgjysmoh­en 1mimet, risi për femrat dhe fëmijët

-

Partizani vjen me një risi sa u përket biletave që do të shiten për ndeshjen e nesërme me Lushnjën. Duke pasur shumë nevojë për mbështetje, në këtë takim, klubi ka vendosur që të përgjysmoj­ë çmimet e biletave, si dhe ka vendosur që të pajisë me bileta të personaliz­uara femrat dhe fëmijët nën 14 vjeç, të cilët e kanë falas hyrjen në stadium. Por, për të mos pasur probleme me policinë në hyrje, kjo kategori, femra dhe fëmijë do të tërheqin thjesht një biletë te biletaria që të hyjnë pa problem. Ja njoftimi i klubit për biletat e ndeshjes:

"Për këtë takim ndaj Lushnjës, çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit 'Selman Stërmasi' do të jenë: Biletat në tribunat A1, A2, B1, B2 do të kushtojnë 500 lekë. Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 200 lekë. Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicio­n tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2. Tifozëria mike do të ketë në dispozicio­n tribunat H1, H2. Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët, duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre, hyrja në sektorët e tribunave C1, C2, D1, E, F, G1, G2 do të jetë falas.

Për të mundësuar hyrjen në stadium, si femrat ashtu edhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, mund të tërheqin bileta të personaliz­uara me vlerën 0 lekë në pikën e shitjes pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'. Biletat do të mund t'i siguroni duke filluar nga e marta, ora 09:00, pranë pikës së shitjes në stadiumin 'Selman Stërmasi'".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania