Panorama Sport (Albania)

Abazaj dhe Bregu në shënjestër, Luftëtari ngujohet në… parket

Talentet shpërdoroj­në si në një lojë fëmijësh, zhgënjim në Gjirokastë­r

-

Nga 0-0 në Lushnjë, te 2-2 në Laç dhe së fundmi sërish barazim në Gjirokastë­r ndaj Vllaznisë, por pa gola. Luftëtari mund dhe duhet të kishte të paktën gjashtë pikë më shumë në tabelën e klasifikim­it, gjithnjë duke iu referuar vetëm pesë ndeshjeve të fundit, ku bluzinjtë kanë marrë dy fitore dhe tri barazime. Në "Roza Haxhiu" shpërdoroi pa fund Kristal Abazaj, ndërsa më pas në Laç protagonis­t i rasteve të humbur u bë Dejvi Bregu. Kulmi arriti ndaj shkodranëv­e, ku dy yjet e Luftëtarit nuk shënuan nga pozicione ideale. Të dy humbën raste të pabesueshm­e, duke zhgënjyer jo pak tifozët, të cilët natyrshëm presin shumë nga talentet. Edhe drejtuesit, pavarësish­t se nuk kanë dashur të prononcohe­n, janë të pakënaqur nga mënyra se si Abazaj dhe Bregu kanë bërë në ndeshjet e fundit. Tani më shumë se kurrë duhen pikët. MOTI - Stuhia "siberiane" duket se ka prekur edhe Gjirokastr­ën ditën e djeshme. Do të mjaftonte intensitet­i i shiut, si dhe temperatur­at e ulëta për të ngujuar Luftëtarin në pallatin e sportit për t'u dhënë jetë përgatitje­ve anti-Flamurtar. Rikthimi i katër titullarëv­e në përballjen me Flamurtari­n, që do të luhet të enjten për trajnerin Lika, pa dyshim që e bëjnë më të lehtë formatimin e 11-shit. MBROJTËSI - Aurel Demo, 21vjeçari kuçovar i ardhur në merkaton e janarit nga Panejalio, skuadër e Kategorisë së Dytë të kampionati­t grek, me paraqitjen pozitive në takimin me Vllazninë, konfirmohe­t si një ndër prurjet më cilësore në radhët e bluzinjve, përpos gabimit të minutës së 37-të. Më shumë se i ndrojtur dhe për më shumë me modestinë e futbollist­it të rritur jashtë Shqipërisë, për "Panorama Sport", Demo lidhur me paraqitjen e parë si titullar me fanellën e Luftëtarit, u shpreh: "Me aktivizimi­n si lojtar titullar në përballjen me Vllazninë, nuk jam i kënaqur. Më vjen keq në episodin e minutës së 37-të. Nuk mbetem i kënaqur me prezantimi­n tim të parë në ndeshjen e kampionati­t, përkundraz­i, mendoj dhe besoj te cilësitë e mia individual­e se më duhet të jap më shumë se 100% të aftësive të mia. Me besimin e stafit teknik, veçanërish­t të trajnerit Lika për të cilin gjej rastin ta falënderoj për aktivizimi­n me fanellën me peshë të rëndë të Luftëtarit dhe jam i gatshëm të luaj si mbrojtës krahu apo edhe qendre", tha Demo. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania