Panorama Sport (Albania)

Teuta, Moçka jep një “recetë” mbijetese

Portieri: Duhet të luajmë si një trup i vetëm

-

Problemi më i madh i Teutës në këtë edicion është prapavija, me bregdetarë­t që pësojnë shumë gola, madje edhe nga ata amatoresk siç deklaroi pak ditë më parë Begeja. Megjithatë,duket se gjithçka është hedhur pas krahëve dhe, kundër Flamurtari­t, durrsakët treguan një nivel të lartë duke barazuar pa gola. Portieri Shpëtim Moçka, që bëri disa ndërhyrje vendimtare ndaj kuqezinjve, në intervistë­n për "Panorama Sport" u shpreh i kënaqur me punën e bërë nga ekipi, ndonëse theksoi se Teuta nuk e diskuton qëndrimin në Kategorinë Superiore, edhe pse ndodhet në një pozicion të vështirë në klasifikim.

Sa do të ndikojë ky barazimi për ndeshjen me Kamzën, ku kërkohet fitorja?

Sigurisht që ka ndikim pozitiv, pasi vinim pas një momenti negativ dhe kjo pikë do të jetë një kthesë për ne. Në ndeshjet e fundit kemi treguar rritje dhe kjo falë

edhe punës së trajnerit Begeja. Kam besim se edhe fati do kthehet në anën tonë, pasi deri tani e kemi pasur kundër. Kamza është një ekip i fortë, por besoj se duke dhënë maksimumin, do të kthehemi me tri pikë në Durrës. Çfarë duhet të bëjë ekipi për t'u rikthyer te fitoret, pasi keni tre muaj që nuk fitoni? Është një kohë e gjatë pa fituar dhe e vuajmë të gjithë. Gjithsesi, duhet të luajmë si grup dhe jo si individ për të fituar. Veprimet individual­e në këtë moment vetëm sa e dëmtojnë ekipin. Nëse të

gjithë luajmë si një trup i vetëm, kemi për të pasur më shumë sukses dhe sinjalin e dhamë që me Flamurtari­n.

Si e shikoni garën për mbijetesë?

Teuta nuk duhet ta diskutojë qëndrimin në Superiore. Kam besim të plotë te skuadra, pasi kemi kualitetet. Nuk e meritojmë të jemi në këto pozita dhe që këtë javë keni për të parë një ekip më të fortë dhe që do të argëtojë në fushë duke marrë pikë. Jeni aktivizuar me pikatore, ku qëndron problemi? Nuk keni qenë në formë?

Nuk kam pasur shumë vazhdimësi dhe shumë ndeshje në këmbë. Ky është problemi për çdo futbollist në botë. Nëse nuk ke minuta në këmbë, gjithçka bëhet edhe më e vështirë. Duhet të luash rregullish­t, pasi ndihesh më i sigurt dhe i lirshëm. Nuk jam i kënaqur me performanc­ën kundër Flamurtari­t, mund të jap më shumë se kaq. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania