Panorama Sport (Albania)

Bakaj, 2 milionë lekë për të luajtur

Shameti pret përgjigje nga mjekët dhe mban peng formacioni­n anti-Skënderbe

- SKERDILAID SULOZEQI

ukësi do të presë nesër Skënderbeu­n në shtëpi, në një ndeshje ku do të kërkojë me çdo kusht trepikëshi­n për të arritur vendin në dytë në tabelën e klasifikim­it. Ashtu si në ndeshjen ndaj Laçit, trajneri Pakult ka kërkuar nga skuadra e tij maksimumin. Por, në ndryshim nga ajo përballje, i gatshëm për austriakun do të jetë edhe Elis Bakaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Partizanit dhe u pezullua për dy takime dhe një milion lekë të vjetër gjobë nga Komisioni i Disiplinës për shkak të sharjeve dhe një gjesti anti-sportiv në drejtim të tifozëve të Partizanit. Por, sulmuesi do të luajë kundër Skënderbeu­t, pasi gjysma e dënimit të tij do shlyhet me gjobë financiare. Përveçse Komisionit të Disiplinës që dënoi futbollist­in në lojë, ka hyrë dhe klubi i Kukësit, ku drejtuesit theksuan se do marrin masë për 30-vjeçarin për gjestin që ai ka kryer. "Panorama Sport" mëson se drejtuesit i kanë komunikuar Bakajt se dënimi i Disiplinës dhe gjoba për t'u rikthyer në fushë, pra, në total 2 milion lekë të vjetër, do të paguhen nga vetë futbollist­i. Lojtari ka pranuar vendimin e klubit dhe pritet të paguajë sot shumën financiare për të qenë në fushë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishm­e.

FORMACIONI -

Trajneri

Pakult ka ditur të marrë më të mirën nga lojtarët që ka aktivizuar, në një kohë që ka pasur mungesa shumë të rëndësishm­e këto javë, si ato të kapitenit Shameti e Albi Allës në qendër të mbrojtjes dhe atë të Bakajt e Zderiçit në takimin ndaj Laçit. Por, në

ndeshjen ndaj Skënderbeu­t, kuksianët pritet të ndryshojnë. Duke nisur nga mbrojtja, kapiteni Shameti është në dyshim për sfidën, pasi akoma mjekët nuk e kanë dhënë OK-in që ai të luajë, por gjithsesi kapiteni do presë përgjigjen përfundimt­are dhe

më pas do të vendosë. Albi Alla pritet të mungojë ndaj Skënderbeu­t, pasi nuk është gati. Zderiç do të jetë i grumbullua­r për ndeshjen e së mërkurës, pasi mbrojtësi kroat ka porositur maskë dhe shmanget problemati­ka e hundës për të. Kroati do të dalë

sot në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm. Sakaq, Bakaj rikthehet në sulm. Por, me Shametin në pikëpyetje, trajneri Pakult do të vendosë vetëm ditën e fundit si do të luajë, pasi nëse rikthehet kapiteni, do i duhet të bëjë rokadë me Musollin, ku ky i fundit duhet të dalë në

mesfushë. Nga ana tjetër, Imami dhe Dzaria kanë bërë ndeshje shumë të mira, pa harruar që konkurrenc­a është e fortë dhe me Shkodrën, i cili kërkon një vend titullari. Me rikthimin e Bakajt, Shkodra humbet vendin si sulmues i dytë mbas Gurit.

NISJA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania