Panorama Sport (Albania)

Shkodra: Pakult mat sekondat, Partizani më kërkoi dy herë

Mesfushori tregon eksperienc­ën me verilindor­ët

-

Donjet Shkodra është një nga emrat e njohur në Kategorinë Superiore, ku pas një paraqitje të mirë me Flamurtari­n u transferua te Skënderbeu ku nuk arriti të gjente shumë hapësira dhe tani është pjesë e Kukësit. I ftuar te "Rubrika Sportive" në RTSH, ai ka folur për eksperienc­ën te korçarët dhe jo vetëm. "Te Skënderbeu nuk arrita të ambientohe­sha siç duhet, edhe pse transferim­i im atje ishte me bujë. Kam bërë vetëm dy javë përgatitje dhe kjo nuk mjaftoi. Më pas kanë nisur ndeshjet e Europës dhe Skënderbeu është një skuadër e madhe, ka lojtarë shumë cilësorë dhe ndryshimi i formacioni­t ishte pak i vështirë. Ndoshta po të kishte më shumë ndeshje, ambientimi im në skuadër do të ishte më i shpejtë, por futbolli është i tillë", ka thënë mesfushori, i cili e sheh të vështirë garën për titullin kampion. "Si futbollist duhet që gjithmonë të besosh, pasi nëse nuk e bën nuk arrin dot të fitosh ndeshje. Mendoj se është e vështirë, por deri në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë", ishin fjalët e Shkodrës. Kosovari ka zbardhur edhe një pjesë të prapaskena­ve të merkatos. "Kam qenë në bisedime me Partizanin, si në merkaton e verës, ashtu edhe në atë të dimrit, por asnjëherë nuk u arrit asgjë. Disa gjëra në futboll të bëjnë të mendohesh dhe akordi ishte me një tjetër skuadër", ka sqaruar Shkodra. KUKËSI - Futbollist­i ka folur edhe për Kukësin dhe përshtatje­n e trajneri Pakult në vendin tonë. "I ka marrë pozitivish­t këto çudirat shqiptare. Është një njeri që në radhë të parë ka disiplinën dhe një gjë të tillë e kemi konstatuar gjatë fazës përgatitor­e, ku jemi zgjuar që në orën 7 të mëngjesit. Normalisht që në momentet e para kemi qenë të lodhur, por më pas jemi ambientuar edhe me disiplinën në sekonda. Është një trajner që të motivon edhe kur humbet. Personalis­ht po luaj në një pozicion disi ndryshe, por po mundohem të përshtatem. Jam larg portës dhe kur marr topin më vijnë dy kundërshta­rë. Gjithsesi shpresoj që golat të vijnë shpejt", ka mbyllur Shkodra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania