Panorama Sport (Albania)

Katër vite pa marrë pikë në Laç, sytë nga mbrojtja

-

Vllaznia ka plot katër vite që nuk merr dot pikë në Laç. Në prag të transfertë­s së dytë radhazi, skuadra pritet të jetë e plotë në një fushë që është kthyer në makth për të gjatë këtyre viteve. Për herë të fundit, kuqeblutë kanë mundur të fitojnë 0-2 në Laç, më 23 mars të vitit 2014, kur golat e Arsid Krujës dhe Ndriçim Shtubinës në pjesën e parë vendosnin takimin. Si për ironi të fatit, Shtubina do të jetë kundërshta­r i Vllaznisë në takimin e nesërm, në orën 14:00. Mirëpo, këtë herë për të thyer një tabu 4-vjeçare, Vllaznia mund të shpresojë te forma e mirë që po kalon reparti mbrojtës. Gjatë këtij kampionati nuk kishte ndodhur që skuadra të mos pësonte në tri ndeshje radhazi. Ndaj Lushnjës, Teutës dhe Luftëtarit, grumbulloi 7 pikë dhe arriti të shënonte 4 gola, pa pësuar asnjë. Në repartin e prapavijës ka pasur ndryshime të mëdha, por me sa duket ardhjet e janarit si Malota, Berisha dhe Mersini, tashmë po shkojnë drejt harmonizim­it të plotë. Në tri takimet e fundit, një formë të shkëlqyer ka shfaqur edhe portieri Alen Sherri, i cili mund të quhet një bast i fituar i trajnerit. SUKAJ, PROBLEME FIZIKE

Xhevahir Sukaj ka shfaqur probleme fizike pas ndeshjes në Gjirokastë­r, për shkak edhe një të goditjeje që ka marrë në këmbën e majtë. Bomberi shkodran, edhe pse është stërvitur me grupin në seancën e djeshme, ka ndierë shqetësime. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim që mund të alarmojë stafin. Duket se gjithçka vjen prej ngarkesës së madhe, pasi në këtë moment po luhet çdo katër ditë në kampionat. Forma e sulmuesit po vjen në rritje dhe kjo është garanci për Vllazninë.

GRUMBULLIM QË DJE

Ashtu si para takimit me Teutën, edhe këtë herë ndaj Laçit, skuadra shkodrane është grumbullua­r që dy ditë para. Drejtuesit e klubit po i plotësojnë të gjithë kushtet ekipit që ai të përgatitet në qetësi para kësaj sfide shumë delikate. Skuadra dje pas stërvitjes ka udhëtuar në një prej resorteve që ndodhet në Barbullush, duke u "ngujuar" aty. Një zgjidhje që shpresohet të japë rendimenti­n e duhur, për më tepër që ana psikologji­ke pas incidentit me trajnerin ka qenë e rënduar.

VETËM DY MUNGESA

Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta në Laç. Florind Bardulla dhe Antonio Marku vijojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm as në përballjen e së mërkurës. Nga sa mësohet për këtë takim është rikthyer pas dëmtimit vetëm Denis Pjeshka, i cili gjithashtu mungoi në Gjirokastë­r. Sa u përket lojtarëve me kartonë, askush nuk rrezikon sepse edhe mbrojtësi Sedat Berisha që u ndëshkua në Gjirokastë­r, nuk e ka plotësuar numrin e tyre sepse ka marrë vetëm dy të verdhë. A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania