Panorama Sport (Albania)

Sëmundja e vjetër, një kampionat me... telekomand­ë

Gati përcaktimi i grupeve, ja "finalet" që vendosin

- BESAR BOZGO

Një javë nga fundi i fazës së dytë, klu bet e Kategorisë së Parë kanë nisur të bëjnë llogaritë. Për të dytin vit radhazi, në këtë kampionat aplikohet një skemë me tre faza ku e treta është një minikampio­nat më vete. Pesë të parat luftojnë për vendin e parë që të dërgon në Superiore, ndërsa pesë të dytat për t'i shpëtuar rënies. Një skemë e aplikuar një vit më parë dhe e ngritur pikërisht me synimin për të eliminuar aleancat dhe ndeshjet e trukuara, që u bënë të përjavshme në kampionate­t e fundit. Por, edhe pse një skemë e re ku synohej që të eliminohes­hin sa më shumë tolerimet dhe aleancat, edhe kjo nuk ia doli. Madje, gjatë kampionati­t të kaluar, në fazën e tretë pati vetëm pak ndeshje të vërteta dhe të luftuara, pasi të tjerat ishin të parashikua­ra ku dihej që një javë para se si do të përfundoni­n.

SËMUNDJA E VJETËR Tolerimet e ndeshjeve në kampionati­n e Kategorisë së Parë janë një prej fenomeneve më negative që ka kjo ligë, gjë që nuk e lejon që të ngjitet asnjëherë në nivel mesatar dhe diferenca me Superioren është e konsiderue­shme. Përgjithës­isht, klubet janë pronë e bashkive dhe për asnjë moment nuk shihen si mundësi biznesi apo që të gjenerojnë të ardhura. Ato konsideroh­en si mundësi e mirë punësimi nga kryebashki­akët, ndërsa mjafton vetëm që ekipet të qëndrojnë në Kategorinë e Parë. Kjo neglizhenc­ë e theksuar sjell edhe tolerimet e ndeshjeve me lehtësinë më të madhe. Mjafton një urdhër i thjeshtë që portat të hapen dhe ndeshjet të trukohen. Madje, në këtë kategori nuk ka më asnjë lloj frike për dënim, pasi Federata ka treguar mungesë vullneti për të dënuar. Diferencat që krijohen mes dy ekipeve që luftojnë për vendin e parë dhe tre të tjerave që janë në grup, janë të konsiderue­shme. Në këtë mënyrë, krijohen aleancat dhe lëvizin gurët. Skuadra më e fortë ia del që të zgjidhë edhe sfida të vështira. Një vit më parë, tolerimet u bënë gjë e zakonshme, thuajse çdo javë dhe denoncimet nga vetë aktorët ishin të përhershme. Por, nuk u mor asnjë masë. Dhe historia pritet të përsëritet sërish. Ndërkaq, këtë fundjavë

priten përballje të forta në pak stadiume. Besëlidhja-Dinamo është një "finale" që do luhet në Lezhë, ku do përcaktohe­t ekipi i fundit i 5-shes së parë. Nga përballja mes tyre do të kërkojë të përfitojë Korabi, i cili do të luajë në transfertë­n e Kavajës. Ndërsa në

Grupin B, Tomorit i bën punë vetëm fitorja ndaj Ilirisë për të siguruar 5- shen e parë. Ndërsa, Shënkolli ka shumë pak shanse, pasi do të luajë ndaj Tiranës në kryeqytet, një përballje shumë e fortë për ta. Ndërsa, në takimet e tjera nuk priten surpriza.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania