Panorama Sport (Albania)

Ndalën Tiranën, por tek Apolonia nuk ka rroga

Zbardhet biseda mes mbrojtësit fierak dhe Kashamit

- BESAR BOZGO

polonia ia doli të ndalte Tiranën në një barazim pa gola, edhe pse kishte siguruar matematiki­sht pjesëmarrj­en në 5-shen e parë. Por, duket se tek fierakët ka një çështje pagash. Futbollist­ët nuk paguhen prej disa muajsh, ndërsa janë vetë lojtarët që kanë nisur të rebelohen. Madje, pas ndalesës që i kanë bërë Tiranës, futbollist­ët fierakë kanë nisur të flasin hapur dhe në publik në lidhje me çështjen e rrogave. Endri Braka ishte një prej më të mirëve në sfidën e së shtunës ndaj Tiranës. Mbrojtësi ia doli që së bashku me shokët e tij të repartit, të ndalnin një "bishë" si Ngoo. Dhe një prej momenteve të ndeshjes, Braka ka vendosur ta ndajë me miqtë e tij në profilin e vet në "Facebook". Këtu nis edhe historia e rrogave, ku lojtari vendos të flasë hapur dhe pa komplekse duke nxjerrë zbuluar klubin fierak.

DEBATI - Në foton e postuar me gjigantin e sulmit të Tiranës, Braka, e shoqëron me shenjën e një topi dhe dy sy të vëmendshëm. Trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, ka nxituar t'i komentojë, duke lavdëruar Brakën dhe të tjerët për paraqitjen që bënë në fushë. "E mërzitët të shkretin, ai kishte ardhur për të bërë piknik në Fier", shkruan Kashami në komentin e tij që e shoqëron me tri shenja me fytyra të qeshura. Por, përgjigjja e Brakës është surprizë për trajnerin. "Ca u be për rrogat profe?", i shkruan mbrojtësi Kashamit duke e pyetur në lidhje me pagat që lojtarët e Apolonisë ende nuk i kanë marrë. Tekniku duket i befasuar nga përgjigjja e Brakës, i cili vendos ta bëjë publike këtë çështje dhe nuk e vazhdon më debatin me futbollist­in. Më pas vazhdojnë komentet e miqve të lojtarit që e përgëzojnë për karakterin e tij.

PROBLEMET - Duket se tek Apolonia vazhdon të ketë probleme për sa u përket rrogave të lojtarëve. Prej dy vitesh, fierakët kanë ndryshuar strategjin­ë e klubit duke afruar vetëm futbollist­ë të rinj dhe e kanë deklaruar se synimet nuk janë për ngjitjen në elitë. Madje, në fillim të këtij sezoni, klubi vendosi të mbyllë mensën dhe hotelin për futbollist­ët pasi ishte e pamundur financiari­sht. Kjo ishte një shenjë e krizës financiare që ka mbërthyer klubin. Tashmë, lojtarët kanë edhe probleme me pagesat dhe ata kanë nisur të flasin publikisht duke mos pasur frikë.

 ??  ?? Foto e postuar nga mbrojtësi Endri Braka në profilin e tij në "Facebook" gjatë ndeshjes ndaj Tiranës
Foto e postuar nga mbrojtësi Endri Braka në profilin e tij në "Facebook" gjatë ndeshjes ndaj Tiranës
 ??  ?? Biseda mes trajnerit
Kashami dhe mbrojtësit Braka ku ky i fundit e pyet në
lidhje me rrogat
Biseda mes trajnerit Kashami dhe mbrojtësit Braka ku ky i fundit e pyet në lidhje me rrogat
 ??  ?? Ndriçim Kashami
Ndriçim Kashami
 ??  ?? Endri Braka
Endri Braka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania