Panorama Sport (Albania)

)aul: *ikli i )ealit nuk ka mbaruar, +idan është i duhuri

-

Raul beson se Reali i Madridit nuk e ka mbyllur ciklin fitues dhe thotë se trajneri Zinedin Zidan është i duhuri për "galaktikët". Ai analizon ndeshjen ndaj PSG- së, shanset e kualifikim­it, Botërorin dhe mundësinë që ka Nejmar të transferoh­et në Spanjë.

PSG- REAL- "Në fillim mendohej se PSG- ja ishte skuadër favorite për të fituar titullin, por tani njëra prej ekipeve kryesore do të mbetet jashtë Champions- it. Reali ka një rezultat shumë të mirë në favor, por nuk është përfundimt­ar. Në Francë do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por Reali nxjerr anën e tij më të mirë në qytetet e mëdha. Kemi besim që do t'ia dalim, por e dimë gjithashtu që do të vuajmë".

PARASHIKIM­I- "Sigurisht që Reali do të kualifikoh­et, por duhet të presim. Shpresoj që të jetë Reali në çerekfinal­et e Ligës së Kampionëve".

ZIDAN- "Ishte fantastik në aventurën e tij me Realin. Ka më pak se dy vite në drejtimin e skuadrës dhe ka fituar 2 Champions. Nuk mund t'i kërkosh më shumë një trajneri". SULMI I PSG- SË- "PSG- ja është një skuadër e mirë dhe nuk ka në skuadër vetëm lojtarë si Mbape, Nejmar apo Kavani. Kanë lojtarë si Di Maria, Verrati dhe Draksler". FUND CIKLI- "Nuk mendoj se Reali është në fundin e ciklit. Vlerësimet dhe përfundime­t duhet t'i bëjmë në fund të sezonit. Është një sezon i vështirë për t'u analizuar. Skuadra është jashtë Kupës dhe kampionati është shumë larg. Por, në Champions ka shumë besim. Nëse sheh lojtarët me objektivit­et, mund të mendosh se skuadra mund të bëjë mirë në këtë kompeticio­n".

ARSYET- "Nuk e di pse ndodhi kjo situatë në kampionat. Ishte një vit... që nuk di ta gjej recetën. Nisi sezonin duke fituar 3 tituj dhe pastaj nuk po fitonte dot në kampionat. Edhe pse ka shumë javë, pak nga pak..." KAMPIONATI- "Kampionati është i hapur për të gjithë, për Atletikon, për të gjitha skuadrat që po luajnë. Jemi të kënaqur me ritmin që po tregon skuadra në ndeshjet e fundit ku niveli individual i lojtarëve është shumë i lartë ose të paktën është në nivelin e asaj që kemi bërë në ndeshjet e fundit".

ELIMINIMI- "Reali ka fituar tashmë 3 tituj, por sigurisht që një eliminim nga PSG- ja do ta bënte sezonin negativ. Reali e ka kaluar momentin kur nuk fitonte asgjë në sezon. Unë e kam përjetuar, madje kam luajtur edhe pa Champions". SPECIALE- "Nuk e di çfarë fshihet pas faktit të fitoreve të shumta në Champions. Të gjithë thonë se duhet të bësh kujdes ndaj Realit. Është e vërtetë që kemi fituar dy herë në vitet e fundit. Lojtarët, stadiumi dhe gjithçka tjetër e bën të frikshëm Realin në Europë".

VAZHDIMËSI- "Zidan ka kontratë dhe do të më pëlqente që të vazhdonte. Këtë e them pa asnjë dyshim. Nuk e kuptoj pse krijohet kaq shumë presion rreth tij, por ai është i qetë. Njerëzit nga jashtë shohin presion. Nuk më ka thënë që është i qetë, por e kuptoj. Ka besim dhe e transmeton këtë gjithmonë kur flet".

BENZEMA- "Vlerësimet për lojtarët bëhen në fund të sezonit. Unë jam pro Benzemasë dhe e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë për Realin".

BOTËRORI- "Do të më pëlqente shumë të luaja në Afrikën e Jugut, por nuk ia dola. Ishte fantastik triumfi që arriti kombëtarja. Ishim shumë afër në 'Japoni 2002' dhe ndiheshim të fortë, por nuk ia dolëm të shkonim në finale me Brazilin". "BASTI"- "Kupa e botës nuk ka lidhje me lojtarët, por me ekipet. Por sigurisht që lojtarë si Mesi, Nejmar dhe Asensio mund të bëjnë diferencën".

FAVORITËT- "Spanja sigurisht që është favorite, por edhe Brazili, Gjermania dhe Argjentina. Pastaj vjen Belgjika, Franca dhe Portugalia. Por, katër skuadrat e para janë favorite për mendimin tim".

NEJMAR- "Unë nuk kam thënë kurrë që Nejmar do të shkojë në Madrid, e keni thënë ju. Unë nuk flas për thashethem­e merkato. Vinicius është një lojtar i ri shumë i talentuar dhe ka shënuar shumë gola deri tani".

ANGLEZËT- "Po tregojnë që janë skuadra shumë të forta në këtë sezon dhe duan që të triumfojnë në Champions. Por, Reali për ta fituar trofeun duhet të përballet me më të mirët". IKARDI- "Është një sulmues i madh dhe u pëlqen shumë ekipeve të njohura në Europë, por ai tashmë ndodhet në një klub të madh si Interi. Por, nëse vazhdon me këtë ritëm, sigurisht që do të ketë interes edhe nga skuadrat e tjera". SPANJË-PORTUGALI- "Kristiano është një nga lojtarët më të mirë të historisë dhe mund të bëjë diferencën, por edhe Spanja ka një ekip shumë të fortë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania