Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: S'kam ëndrra, më josh “Topi i Artë”

Sfidon Leo Mesin: Kam fituar gjithçka, por kam ende forcë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kristiano 1 onaldo nuk ka ëndrra, por ka forcë për të fituar një tjetër "Top të Artë" për të parakaluar rivalin e tij Lionel Mesi. Në një intervistë për "Desimpedid­os", portugezi tregon idhujt e tij dhe mënyrën sesi u bë më i miri në botë.

ANSAT- "Ka shumë njerëz që më duan dhe të tjerë që më urrejnë. Pnë gjithmonë vlerësoj ata që janë në anën time në çdo moment. Marselo dhe Kasemiro më thonë se në Brazil ka shumë tifozë që më duan. Ndoshta gjuha ndihmon shumë dhe historia e Brazilit me Portugalin­ë gjithashtu. Kjo gjë më bën të lumtur".

TOPAT E ARTË- "Nuk e mendoja kurrë që do ta fitoja 5 herë, por gjithçka nisi në fillimin e karrierës. E dija që isha një fëmijë i mbarë. Kisha të njëjtën moshë me të tjerët, por ndieja që isha më i mirë. Bëja gjëra që ata nuk mund t'i bënin. Por, nuk e dija kurrë që do të fitoja një 'Top të Artë'. Luajta me Sportingun, pastaj në Mançesteri­n. Aty kuptova që po luaja me më të mirët në botë dhe kundër më

të mirëve".

MË I MIRI- "Pnë e kam dashur gjithmonë të jem më i miri, por jo t'i bëj presion vetes për këtë fakt. Kjo gjë do të ma vështirëso­nte objektivin. Kur je i fiksuar me diçka, nuk i arrin dot objektivat, si në futboll, ashtu edhe në

jetën personale. Duhet t'i lësh gjërat të ndodhin normalisht".

INSPIRIM- "Pnë kam pasur gjithmonë një objektiv; të isha lojtar profesioni­st dhe të luaja me kombëtaren. Kisha dëshirë të bëhesha si 1ui Kosta, Fernando Kouto dhe Figo. Doja të luaja përkrah tyre".

+ OTËRORI- "Nuk jemi favoritët dhe duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm për këtë. Duhet të jemi të përulur që të mundim ekipet që teorikisht janë më të fortë. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ne fillimisht do të tentojmë të kalojmë fazën e grupeve".

ËNDRRAT- "Mendoj se nuk kam më ëndrra. Gjithçka që kam ëndërruar, e kam bërë realitet në futboll. Nuk do të ishte e sinqertë të thosha që ëndrra kanë të gjithë. Mendoj se kam arritur shumë gjëra të bukura dhe nuk kam ëndrra. Nëse më pyesin se çfarë dua të fitoj, sigurisht që do të më pëlqente të fitoja një Botëror. Por, nëse do ta përfundoja tani karrierën time, do isha shumë krenar dhe i lumtur. Nuk e mendoja kurrë se do të ishte e tillë".

OR<A- "Pnë thashë që kam fituar gjithçka dhe do të isha i lumtur nëse e mbyllja karrierën. Por, sigurisht që kam forcë dhe ambicie për të fituar një tjetër 'Top të Artë'. Kam forcë për të luftuar për të qenë më i miri, pavarësish­t se disa thonë të kundërtën. Kam besim, por varet nga fakti sesi do të shkojë sezoni apo Botërori".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania