Panorama Sport (Albania)

Ikardi “telenovelë”, rinovimi mbetet mister

Pas një mungese të gjatë, kapiteni rikthehet për derbin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Njëqind, 58, 9 dhe 4: janë këto shifrat e Mauro Ikardit. Interi do "t'i falet" kapitenit për derbin e ditës së diel. Pas katër javësh pa të (dhe pesë golave të shënuar nga shokët e skuadrës Eder, Karamoh, Ranokia e Shkrinjar), Ikardi dëshiron ta ndihmojë skuadrën e tij, një moment kur grupi po has një vështirësi të jashtëzako­nshme në afrimin te porta kundërshta­re dhe në gjetjen e golit.

SHIFRA DHE ZEMËR - E atëherë, Mauro këtë javë do të punojë me kujdes për të plotësuar fazën e riaftësimi­t nga tërheqja në kofshën e djathtë. Tifozëria interiste, ndërkaq, po shpreson që ato numra të sjellin fat: golin e njëqindtë në Serinë A të Mauros, 58, sepse të dielën bëhen 58 ditë nga goli i fundit ( 5 janar, në Firence), 9 si numri në fanellë dhe 4 si vendi minimal i klasifikim­it për t'u kualifikua­r në Ligën e Kampionëve.

RINOVIMI - Një çështje më vete është ajo që lidhet me rinovimin e kapitenit me Interin, çështje që ishte parashikua­r të zgjidhej brenda shkurtit, por palët duket se po ecin në "binarë" të ndryshëm: drejtori sportiv Piero Auzilio, të shtunën në mbrëmje përpara ndeshjes, ka shpjeguar mirë sesi dëshiron të veprojë klubi: "Në qetësi". Deklaratat e Vanda Narës, bashkëshor­te e menaxhere të Mauros, nuk janë pëlqyer nga klubi, që momentalis­ht po hesht në këtë front. Ndaj nuk do merret asnjë takim për zgjatjen e kontratës, me skadencë në 2021-shin, e për rritjen e klauzolës së vlefshme vetëm për jashtë Italisë prej 110 milionë eurosh. Ideja e klubit është shtimi deri në një shumë prej rreth 200 milionësh, ku do përfshihej edhe rritja e pagës: nga 5 milionët aktualë, kërkesa do anonte te 7,5 mln.

"LUFTË" 4-she - Në këtë situatë qetësie te zikaltrit, klubet e tjera, megjithatë, po lëvizin. Reali i Madridit, PSG-ja e Mançester Junajtid mund të jenë skuadrat më të interesuar­a për shërbimet e Ikardit. Pa harruar Bajernin e Mynihut që, në rast shitjeje të Robert Levandovsk­it, mund t'i drejtojë sytë nga argjentina­si, edhe pse familja Ikardi nuk duket e entuziazmu­ar nga destinacio­ni bavarez. Reali i Madridit duhet të largojë Karim Benzemanë për të tentuar transferim­in e Mauros, ndërsa PSG ka po të njëjtin "problem" me Edinson Kavanin. Ditë pritjeje

pra: për rikthimin në fushë dhe për çështjen e një takimi të dedikuar rinovimit dhe ofertave. E, ndërkaq, populli interist shpreson që të dielën të jetë në fushë për derbin milanez, çka megjithatë e ka konfirmuar trajneri Spaleti pasi e la jashtë, për arsye sigurie, edhe ndaj Beneventos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania