Panorama Sport (Albania)

Britma, rendiment super dhe gola, Shkrinjar gjithmonë e më lider

-

U transferua verën e kaluar në Milano, mes mijëra peripecive (më së shumti prej 35 milionëve të paguara nga Interi për ta marrë nga Sampdoria), por Milan Shkrinjar po konfirmohe­t një pikë referimi e skuadrës së Luçiano Spaletit, prej rendimenti­t, por edhe për grintën e karakterin që tregon në kuadratin e blertë. Tifozët zikaltër, historikis­ht krenarë nga futbollist­ët karizmatik­ë, po e shohin gjithmonë e më shumë si njeriun-simbol, një shembull për t'u ndjekur nga e gjithë skuadra: sllovaku, në këto muaj, ka shfaqur një dashuri të madhe për ngjyrat interiste. ULËRIMË - Përmes gjesteve dhe sjelljeve: ajo ulërimë poshtë tribunës pas golit që zhbllokoi sfidën me Beneventon është një prej sinjaleve që tregon sesa një lojtar e ndien peshën e kësaj fanelle dhe sesa punon për të qenë në lartësinë e një klubi si Interi. RENDIMENT - Gjithmonë vendimtar për Interin e Spaletit, Shkrinjar i është përgjigjur pozitivish­t besimit që ka marrë, prej fillimit të sezonit, nga trajneri zikaltër. 26 prezenca deri më tani në kampionat dhe një mesatare note prej 6,37: i gjashti për nga rendimenti mes mbrojtësve të Serisë A; i dyti mes atyre me më shumë se 20 prezenca (përpara tij, vetëm Kulibali i Napolit).

GOLA - Jo vetëm paraqitjet e nivelit të lartë, Shkrinjar ka qenë shpesh deciziv edhe në fazën sulmuese. Ka shkuar në 4 numri i rrjetave të sllovakut, që ka shënuar ndaj Krotones, Sampdorias, Kievos e Beneventos: Shkrinjar është mbrojtësi që ka shënuar më shumë nga e gjithë Seria A, së bashku me Bastos, De Vrij e Kulibali. E, jo vetëm, pas Ikardit (18 gola) e Perisiçit (7), Milani i treti tek Interi në klasifikim­in e golashënue­sve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania