Panorama Sport (Albania)

Champions-i dhe Kupa e Botës, Bernardesk­i tregon objektivat

-

Championsi dhe një Kupë Bote janë dy ëndrrat që ka mesfushori italian, Federiko Bernardesk­i. Futbollist­i i Juventusit tregon aventurën me "Zonjën e Vjetër" dhe golin më të bukur të shënuar deri tani me këtë fanellë.

Çfarë do të merrnit me vete në një ishull të shkretë? Një top, qentë e mi dhe të dashurën.

Kush ishin kampionët që ëndërroje të takoje kur ishe i vogël?

Lojtarët e mëdhenj si Del Piero dhe Toti.

Çfarë mendoni kur trajneri ju bërtet?

Nuk duhet të ndiesh kurrë keq. Duhet të jesh i lumtur sepse trajneri të bërtet për të të përmirësua­r. Duhet të jesh i lumtur sepse trajneri të këshillon për të marrë gjërat më të mira. Kush është miku yt më i mirë te Juventusi?

Miq shumë të mirë kam pak sepse jam rritur me 3-4 fëmijë të tjerë. Këtu te Juventusi kam pasur shumë marrëdhëni­e të mirë me italianët dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Pse zgjodhët numrin 33?

Kam zgjedhur numrin 33 sepse jam besimtar. Besoj në Zot dhe numri 33 është mosha e Jezusit. Për këtë fakt e zgjodha.

Kur e keni prekur për herë të parë topin dhe e kujtoni golin e parë?

Kam luajtur për herë të parë në moshën 4-vjeçare dhe menjëherë u regjistrov­a në shkollën e futbollit. Doja vetëm të zbrisja në fushë dhe të luaja. Golin e parë e kam bërë në ditën e parë të stërvitjes. Prandaj e kujtoj.

Cilat janë ëndrrat e tua në sirtar?

Ëndrrat e mia janë dy: Të fitoj një Champions me Juventusin dhe një Botëror me Italinë.

Shumë urime për një shërim sa më të shpejtë nga tifozët, e prisnit gjithë këtë ngrohtësi?

Faleminder­it të gjithëve, e kam ndierë ngrohtësin­ë e urimeve dhe dua t'i falënderoj të gjitha nga zemra. Tifozët juventinë më kanë qëndruar shumë pranë në këto ditë të vështira. Jam mirënjohës për të gjitha dhe do të mundohem t'i shpërblej me gola.

Deri në këtë moment të karrierës suaj te Juventusi, cilin do të cilësonit si golin më të bukur?

Si më të bukurin do të veçoja atë kundër SPAL-it në "Allianz Stadium" sepse ishte i pari me fanellën bardhezi në ndeshjen time të parë si titullar. Për sa i përket më të rëndësishm­it, me duhet të zgjedh atë kundër Fiorentinë­s.

Kujt ia dedikuat këtë gol?

Atyre që më duan të mirën dhe më qëndrojnë pranë në çdo moment.

Po për asistet keni ndonjë renditje pëlqyeshmë­rie? Kam bërë dy të tillë dhe në të dyja rastet "përfituesi" ishte Gonzalo Higuain. Golat dhe asistet japin kënaqësi të ndryshme sepse kur shënon, gëzon edhe vetë, ndërsa kur shërben, gëzon një shok skuadre. Personalis­ht shpresoj të bëj sa më shumë nga të dyja. Si ndiheni kur jeni në kontakt me futbollist­ët e vegjël që një ditë ëndërrojnë të veshin fanellën e Juventusit? Te fëmijët më ka tërhequr gjithmonë sinqeritet­i që i karakteriz­on. Ata bëjnë gjithfarë pyetjesh u vinë në mendje dhe sinqerisht kam kënaqësi të kaloj kohë me ta. Fëmijët janë shpirti i sportit dhe i jetës ndaj meritojnë një vend dhe vëmendje të veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania