Panorama Sport (Albania)

Qerimaj: Shteti të më japë shpërblimi­n për medalje

"Synoj tjetër medalje në Europianin e Bukureshti­t"

- ABDULLA DUSHKU

Erkand Qerimaj ësh të një ndër sportistët e peshëngrit­jes që, shpeshherë, na ka bërë krenarë, duke ngritur lart flamurin kuqezi, kudo në botë. Por, duket se mbështetja nuk është e denjë për kampionin. Erkandi tregon se disa herë ka marrë ftesa për të ushtruar sportin e tij edhe jashtë Shqipërisë, por dëshira që ai ka, është të ngrejë lart flamurin kuqezi dhe jo flamuj të komshinjve. Peshëngrit­ësi, i cili nderoi Shqipërinë me medalje bronzi në Botërorin e Peshëngrit­jes, deklaroi gjatë një interviste për gazetën "Panorama Sport" se pret nga qeveria shqiptare edhe një shpërblim për këtë arritje të tij. Një tjetër çështje, që e ka dekurajuar shumë Qerimajn, është rasti i fundit për shpalljen e sportistëv­e më të mirë, ku asnjë sportist i peshëngrit­jes nuk ishin në planet e sportistëv­e më të mirë të vitit 2017, duke fajësuar Federatën e Peshëngrit­jes dhe drejtuesit e KOKSHI-t. Ndërsa shton më tej se "jeta vazhdon". Gjithashtu, peshëngrit­ësi pohoi se, pavarësish­t faktit se Europiani nuk do të mbahet në Shqipëri, nuk do të ndikojë në fitimin e medaljeve të peshëngrit­ësve tanë.

Erkand jeni sportisti që keni bërë krenar një komb, duke ngritur flamurin kuqezi. Si e vlerësoni vendimin e KOKSH-it për sportistët më të mirë të 2017-s, ku asnjë prej peshëngrit­ësve nuk u vlerësua?

Në Evropian kam marrë medalje dhe nga Botërori po ashtu. Kemi marrë në të gjitha garat medalje. Po ti marrësh rastet nga botërori i të rinjve dhe të rriturve, vetëm medalje kemi marrë. Për sa ka ndodhur janë fajtor janë të dy institucio­net.

Si po përgatitet shtangisti Qerimaj për Europianin? Si janë kushtet stërvitore?

Jemi të grumbullua­r dhe po vazhdojmë stërvitjet rregullish­t, por ka disa probleme, si në ushqimin, po ashtu edhe në kushtet ngrohëse. Janë ambiente shumë të ftohta dhe kishte probleme me kondicione­rët që nuk funksionoj­në. Mjetet

stërvitore janë në kushte optimale. Ka më shumë se një muaj që ju jeni fitues i medaljes së bronztë.

Si ndiheni për këtë fitore? Jam shumë i emocionuar dhe shumë i gëzuar. Është një nder i madh të marr medaljen. Jam i gëzuar për këtë rezultat. Unë kam marrë 4 herë medalje, por nga Botërori kjo është medalja e parë. Ishte një rekord që arrihej pas 16 vitesh (më parë e kishte arritur Ilir Suli). Ky është një titull dhe, si i tillë, të motivon për fitimin e medaljeve të tjera. Është një medalje e fituar me pastërti dhe e meritueshm­e.

Sa jeni vlerësuar nga FSHP dhe qeveria shqiptare për medaljen e bronzit? A prisni ndonjë përfitim financiar?

Shumë njerëz më kanë marrë duke më uruar për këtë medalje. Po ashtu dhe nga ana e federatës, por askush nuk më ka thënë për përfitimet financiare. Më kanë thënë se më vonë do të diskutohet edhe kjo punë. Do shohim se çfarë do të na ofrojë ministria. S'e di realisht, pasi praktikat e mëparshme kanë qenë në varësi të drejtuesev­e. S'e di me siguri nëse do marr shpërblim apo jo. Kur Ilir Suli mori medaljen, u nderua me çmimin 100 milionë

lekë nga ish-kryeminist­ri Fatos Nano. Kjo është në dëshirën e vlerësuesv­e.

Keni një apel për të bërë? Uroj të marr një shpërblim nga qeveria. Solla medalje. Ne jemi vend shumë i vogël e këto rezultate janë të rralla (rekord pas 16 vitesh).

Si kanë rezultuar analizat antidoping ?

Në çdo garë ndërkombët­are, ne kemi bërë analizat e gjakut dhe të urinës dhe nuk kam pasur probleme. Çdo gjë ka dalë mirë e pastër. Po kështu edhe në aktivitete të tjera i tillë kam dalë.

Rezultatet e dopingut në gjak dhe urinë janë të pastra. Mund të gëzoheni pa frikë.

Sa ndikoi skandali i dopingut dhe keni ndonjë apel për të bërë?

Situata është shumë e ngarkuar. Për sportistët dhe trajnerët nuk është e mirë, pasi goditja e fundit që u dha, ishte shumë e rëndë. Gjithsesi jeta

vazhdon. Kurrsesi nuk duhet të ndikohemi nga kjo lloj situate, besoj do kalojë. Ky është një sport individual dhe secili ka përgjegjës­itë e veta. Ne duhet t'u rikthehemi medaljeve. Sportistët e rinj nuk duhet të demoralizo­hen, të vazhdojnë përpara. Peshëngrit­ja është sporti që bën krenar çdo shqiptar.

A rrezikon shumë zhvendosja e Europianit nga Tirana në Bukuresht?

Nuk besoj se ka ndonjë rrezikim për ne si sportistë elitarë. Ishte vetëm një dëm i madh psikologji­k. Europiani në Tiranë do të na jepte më shumë medalje, pasi do të kishim përkrahjen e madhe të publikut që do të ndikonte te mjaft sportistë të rinj, të cilët po afirmohen.

Çfarë synon Qerimaj në Rumani?

Është një provë më shumë për të sjellë medalje të tjera në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania