Panorama Sport (Albania)

Ish-drejtori i Partizanit “akuzohet” për aferë 20 milionë euro, Dervishi: Racizëm ndaj meje!

Media italiane zbulon se Dervishi fifi guron si administra­tor i një kompanie luksemburg­ase që fifi nancon klubin e Veronës në Serinë A. Ish-zyrtari i Kukësit dhe i të kuqve: “E kam çuar në gjyq gazetarin. Më sulmojnë se jam shqiptar...”.

-

Emri i ish-drejtorit të Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi, përfundon nën akuzë nga mediat italiane për një aferë që ka lidhje me klubin e Veronës. Nga vendi fqinj vjen lajmi i bujshëm se, me firmën e Dervishit në arkat e skuadrës së Serisë A në dy vitet e fundit, janë derdhur plot 20 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur gazetari italian, Mikele Krishitelo, i cili është drejtor i portalit të specializu­ar për merkaton "Tuttomerca­toweb.com". Kjo e fundit ka publikuar një artikull të gjatë, duke analizuar me tone kritike kaosin që ekziston me financat në klubet italiane. Problemet financiare të disa klubeve të Serisë A, veçanërish­t të Veronës, që po lufton për mbijetesë, kanë bërë që Krishitelo të zbulojë se Dritan Dervishi është administra­tor i kompanisë "Falco Investment­s", që investon te Verona.

Gazetari italian ka bërë të ditur se në bilancet financiare të Veronës ka disa anomali dhe aty del në pah emri i ish-drejtorit të Partizanit.

ZBULIMI

"Më pëlqen të lexoj bilancet dhe të evidentoj anomalitë. A e keni vënë re se kush është administra­tor i kompanisë 'Falco Investment­s'? Kjo është një kompani luksemburg­ase që kontrollon Veronën. Viti i themelimit është ai 2012. Bilancet, dy të fundit, janë depozituar më 10 janar 2018. 'Falco' ka marrë parà nga palë të treta, rreth 20 milionë euro në dy vite. Por, meqë jemi në Luksemburg, nuk mund të mësohen detajet e nuk mund të njohim emrin e atij që është pas këtyre dhuratave prej 20 milionë eurosh për Veronën. Kuriozitet­i që desha të ndaj me ju është emri i administra­torit të vetëm të 'Falco', në teori personit, i cili është më lart se familja Seti, që zotëron klubin. Quhet Dritan Dervishi. Administra­tori i kompanisë që kontrollon Veronën është një vëzhgues i klubit, i cili, sipas bilancit të paraqitur, fiton 30 mijë euro në vit bruto. Pra, 1500 euro në muaj. Si është e mundur që një vëzhgues shqiptar është administra­tor i vetëm i kompanisë nga Luksemburg­u që kontrollon Veronën? Nuk janë akuza, por pyetje. Duhet të vijnë përgjigje. Jo për ne, por të paktën për Ligën e Futbollit dhe Federatën, duke marrë në konsiderat­ë faktin se kërkohet gjithmonë transparen­cë mbi pronësinë e klubeve", shkruante dje drejtori i portalit të njohur italian, "Tuttomerca­toweb.com". Sipas asaj që shkruan Mikele Krishitelo, ish-drejtori i Partizanit qëndron më lart se edhe vetë presidenti i Veronës, pasi me firmën e tij, i kanë kaluar klubit 20 milionë euro për të siguruar blerjen e lojtarëve, por gjithashtu për rregulluar edhe bilancet financiare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania