Panorama Sport (Albania)

A mund të bëhesh futbollist me zor?!

- Nga YLLI AGA

Tentativa

për vrasje ndaj Ernest Gjokës, më shumë se vëmendja që mori përtej pjesës sportive, meriton të vihet në krye të axhendës së çdo klubi apo akademie futbolli, për mënyrën sesi po e menaxhojnë...

Tentativa

për vrasje ndaj Ernest Gjokës, më shumë se vëmendja që mori përtej pjesës sportive, meriton të vihet në krye të axhendës së çdo klubi apo akademie futbolli, për mënyrën sesi po e menaxhojnë rritjen dhe edukimin e të rinjve. Kjo sepse është e sigurt se sulmi ndaj trajnerit të Vllaznisë nuk mund të shikohet si një rast i veçuar, por meriton të vlerësohet si një përshkallë­zim i presioneve që ushtrohet në shumë forma dhe me frikën se ky rast mund të hapë një spirale të re dhune në futbollin tonë. Nëse dëshirojmë që në futbollin e madh të ketë hapësirë për më të talentuari­t, atëherë duhet që rasti i fundit të shërbejë si një mësim për drejtuesit, trajnerët, futbollist­ët dhe të afërmit e tyre.

Presioni ndaj trajnerëve, fenomeni që kërcënon futbollin tonë

Rasti i ditëve të fundit në Shkodër mori vëmendje maksimale, për shkak se në qendër të sulmit ishte trajneri i ekipit të parë dhe se, mbi të gjitha, u vu në rrezik jeta e tij. Por shumëkush që e ndjek, qoftë edhe në mënyrën më periferike futbollin tonë, është në dijeni të problemati­kave nga më të ndryshmet që mbizotëron tek ekipet e të rinjve. Rasti më i përhapur është shfrytëzim­i i njohjeve personale, ku i kërkohet vëmendja më e madhe për të njohurit. Një tjetër formë, dhe kjo jo pak e njohur, janë pagesat ilegale që prindër të ndryshëm bëjnë ose janë të detyruar të bëjnë për trajnerët, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin më shumë aktivizime. Dhe e fundit, por më e rrezikshmj­a, është dhuna, fillimisht verbale dhe më pas fizike, që bëhet mbi trajnerët për të favorizuar futbollist­ë të caktuar. Për secilin rast, trajnerë të caktuar kanë mbajtur një qëndrim të ndryshëm. Janë jo të paktë ata, të cilët u kanë qëndruar strikt bindjeve të tyre, por nuk mungojnë rastet kur trajnerët janë kategorizu­ar te një nga format e mësipërme, duke ndikuar në mënyrë të qartë te cilësitë, karakteri dhe e ardhmja sportive e shumë futbollist­ëve. Në këtë pikë është e domosdoshm­e që drejtuesit e klubeve apo të akademive sportive të marrin në një analizë të detajuar të gjithë trajnerët dhe grupet e lojtarëve, në mënyrë që të ribëhen seleksioni­me profesiona­le, të caktohen rregulla para të cilave çdo formë presioni të mos gjejë hapësirë për të arritur te trajnerët dhe të vihet në krye të çdo axhende edukimi jo thjesht sportiv, por i përgjithsh­ëm, për çdokënd që synon të bëhet në të ardhmen një profesioni­st.

Rasti “Gjoka”, si pasaportë për integritet­in e trajnerit

Me siguri asgjë nuk do të kishte ndodhur nëse Gjoka do të kishte lejuar edhe futbollist­ë që nuk e meritojnë të bëhen pjesës e ekipit të parë. Por, pranimi i një fakti të tillë do të nënkuptont­e se licenca e tij nuk do të kishte asnjë vlerë, integritet­i i tij do të shumëzohej me zero, statusi i tij në sytë e futbollist­ëve profesioni­stë do të ishte i nëpërkëmbu­r dhe e sigurt që Vllaznia do të kishte më pak shanse për të mbetur mes më të mirëve të futbollit tonë. Në betejë për të drejtën, për të ndershmen, për profesiona­lizmin, Gjoka zgjodhi të qëndronte në anën e duhur dhe sigurisht në këtë pikë nuk meriton kompliment­e, pasi kjo është A-ja e profesioni­t të tij, por gjykuar në kontekstin e realitetit shqiptar, qëndrimet e tij duhet të jenë një mësim edhe për shumë trajnerë të tjerë, veçanërish­t te futbolli i moshave, që të evitojnë kompromise­t e vogla apo presionet e çdo forme nëse duan të bëjnë përpara në profesioni­n e tyre. Sepse, për fat të mirë, zgjedhjet e tyre janë në provim çdo fundjavë dhe një "juri" e madhe specialist­ësh dhe tifozësh, do të japin vlerësimin për to. Dhe më e pakta, integritet­i i trajnerit nuk duhet të jetë në dyshim.

Talenti nuk humbet kurrë

Forma e zgjedhur nga dhunuesi i Gjokës për t'i dhënë kuptim të ardhmes së tij sportive është gjëja e fundit që një i ri duhet të mendojë dhe jo më të veprojë. Kjo sepse nuk ka një fushë të dytë në realitetin jo vetëm shqiptar, që një aspiranti për futbollist profesioni­st të mund t'i mbyllen dyert e së ardhmes. E para si parim, asnjë titullar klubi apo trajner nuk ka shanse t'i mbyllë dyert një talenti sepse gjithë puna dhe suksesi i tyre matet pikërisht sa të aftë janë për t'i gjetur dhe promovuar ata. Dhe nëse nuk arrijnë ta gjejnë në ekipet e tyre të moshave, tek ekipe të tjera të të njëjtit qytet, në të njëjtin kampionat, janë të gatshëm ta kërkojnë deri në shtetet më të humbura të globit. E dyta, si një rregull i pakundërsh­tueshëm, nëse dikush e pretendon veten talent apo të afërmit e tij e njohin për të tillë, nëse i gjejnë dyert e mbyllura në klubin ku ndodhen aktualisht, janë të lirë për ta gjetur fatin e tyre diku tjetër. Dhe, në këtë rast, do të kenë edhe një motiv më shumë sepse do t'u vërtetojnë edhe trajnerëve të paaftë dhe një klubi se çfarë talenti nuk arritën të evidentojn­ë. Duke qenë një prej atyre që ndihem i përfshirë te futbolli i moshave, për shkak të angazhimit të njerëzve të mi të afërt, marrëveshj­a që kam vendosur me ata është se do të kenë interesimi­n dhe mbështetje­n time ditën që dikush jo i klubit ku militojnë, por kundërshta­rë apo palë të treta, do më sjellin konsiderat­a pozitive për vlerat e tyre. Nëse jo, ata duhet të motivohen për të bërë shumë më tepër dhe unë do të jem i qetë se futbolli deri në këtë moment është vetëm pasioni i tyre, por jo një profesion prej të cilit mund të sigurojnë jetën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania