Panorama Sport (Albania)

Fiton Laçi, Vllaznia ndihet e vjedhur

Pas tri ndeshjeve pa humbje, skuadra e Gjokës rrezikon sërish zonën e ftohtë

- ARMAND HALILI

Pas tri javëve pozitive, ku kishte arritur të merrte shtatë pikë dhe nuk e njihte shijen e humbjes, Vllaznia është mposhtur dje në transfertë ndaj Laçit. Kurbinasve u ka mjaftuar një gol i shënuar nga Myrto Uzuni në fundin e pjesës së parë që u ka dhënë një...

Pas tri javëve pozitive, ku kishte arritur të merrte shtatë pikë dhe nuk e njihte shijen e humbjes, Vllaznia është mposhtur dje në transfertë ndaj Laçit. Kurbinasve u ka mjaftuar një gol i shënuar nga Myrto Uzuni në fundin e pjesës së parë që u ka dhënë një trepikësh me shumë vlera, që të forcojnë pozitat në krye të tabelës së klasifikim­it, pasi tashmë janë vetëm tri pikë larg vendit të dytë. Ndërsa shkodranëv­e u rikthehen edhe një herë tjetër hijet e mbijetesës, pas fitores se Teutës, pasi zona e rënies nga kategoria i është afruar me një pikë diferencë.

PJESA E PARË

Nëse një nga temat e diskutimit gjatë ditëve të fundit ka qenë gjendja e fushave ku do të luheshin ndeshjet në Laç, nuk ishte një problem i tillë. Terreni ishte në gjendje shumë të mirë dhe loja ka nisur me ritëm nga të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë me çdo kusht fitoren. Shkodranët krijojnë shumë volum në mesfushë dhe punojnë me pasime të shpejta, megjithatë sinjalin e parë do ta japin vendësit me një gjuajtje të fortë të Uzunit nga distanca, që shkon në duart e portierit Sherri. Kundërpërg­jigjen shkodranët me anë të Gilman Likës, nga goditja e dënimit, por Selmani kontrollon i sigurt. Vllaznia ka në dorë "frenat" e lojës, megjithatë ka një hezitim të sulmuesve të saj që të godasin portën e Selmanit. Duke tentuar pasime të shumta, aksionet e humbasin rrjedhshmë­rinë dhe thyhen më lehtë nga kurbinasit, të cilët shfrytëzoj­në kundërsulm­in dhe, në mungesë të Eskerdës, kanë shumë vështirësi organizimi në mesfushë. Megjithatë, kur të gjithë prisnin për një gol të Vllaznisë, surprizon Laçi. Fangaj futet mes dy mbrojtësve dhe Mersini arrin ta mbyllë, por, në tentativë për ta larguar topin, rrëzohet dhe sfera shkon te Nika. Ky i fundit nuk mendohet dy herë dhe kroson në zonë, ku Uzuni i shpëton mbulimit të Gocajt dhe me kokë shënon. Festojnë bardhezinj­të dhe protestojn­ë shkodranët, për një goditje dënimi të padhënë.

PJESA E DYTË

Me fillimin e fraksionit të dytë të takimit, presioni është në radhët e shkodranëv­e, të cilët kërkojnë me insistim barazimin e shifrave, por e kanë të vështirë një gjë të tillë, pasi kurbinasit janë vënë në pozicion mbrojtës. Mezani hedh

në fushë Shtubinën në vend të Bardhit. Panorama është e njëjtë si në pjesën e parë, me shkodranët që sulmojnë dhe kurbinasit që mbrohen, por me një ndryshim se vendësit nisin të vuajnë edhe në aspektin fizik. Këtë e kupton Gjoka,

i cili nuk kishte më çfarë të humbiste dhe në minutën e 72-të hedh në fushë Ribajn e Kalanë në vend të Likës e Krymit. Minutat kalojnë dhe Vllaznia e ka të vështirë që të gjejë hapësira në mbrojtjen vendëse, ndërsa Kalaj do të

shfrytëzoj­ë edhe një rast të artë shënimin në minutën e 81-të, ku pas një depërtimi në krah, Mersini kroson në zonë dhe Kalaja në qendër të saj gjuan keq mbi traversë, duke shpërdorua­r një rast të artë në këtë fundtakimi.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Laçit duke festuar golin e Uzunit
Lojtarët e Laçit duke festuar golin e Uzunit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania