Panorama Sport (Albania)

Lika s’ka dyshime: I marrim pikë Flamurtari­t, pres golin e Bregut

Trajneri i Luftëtarit beson te vazhdimësi­a e rezultatev­e pozitive

- Tomor Shehu

Me objektiv vazhdimësi­në e rezultatev­e pozitive, Luftëtari ka mbyllur dje përgatitje­t për ndeshjen e sotme ndaj Flamurtari­t dhe ka udhëtuar pasdite drejt qytetit të Vlorës, ku dhe ka kaluar natën e mbrëmshme. Në deklaratën e dhënë para mediave, trajneri Hasan Lika ka kërkuar nga skuadra që të mos hedhë hapin e gabuar. “Si të gjitha ndeshjet e tjera, edhe e nesërmja (sotmja) ndaj Flamurtari­t ka marrë vlerësimin maksimal. Jemi të ndërgjegjs­hëm për shkallën e lartë të vështirësi­së që paraqet 90-minutshi me Flamurtari­n, nisur nga kualitetet

dhe menaxhimi i klubit vlonjat. Marrja e rezultati pozitiv është, ka qenë dhe do të jetë synimi ynë, pavarësish­t faktorit fushë dhe emrit të kundërshta­rit”, është shprehur fillimisht trajneri kryeqyteta­s.

Problemet - Në një kohë që Luftëtari pritej të ishte i plotë pas

rikthimit të të s’kualifikua­rve Aleksi, Jakovljevi­ç e Rroca, mesfushori Behar Ramadani dhe mbrojtësi Oltion Rrapa, do t’u mungojnë bluzinjëve. Aktivizimi i Rrapës në ndeshjen me Vllazninë e ka sforcuar dhe ka humbur ndeshjen e sotme. E sikur të mos mjaftonte mungesa

e Rrapës, dëmtimi i Behar Ramadnit në seancën e fundit stërvitore ka shtuar problemet. Gjithsesi, me kontingjen­tin aktual, Luftëtari sipas Likës e ka luksin për t’u përballur më shumë se i barabartë ndaj cilitdo kundërshta­ri. “E kam thënë vazhdimish­t se kam në skuadër lojtarë me eksperienc­ë dhe për më shumë cilësorë. Të gjithë kanë rëndësinë dhe atributin e duhur për një vend titullari. Unë besoj te potenciali i gjithsecil­it”, vijoi Lika. Mosgjetja e golit javët e fundit nga Bregu dhe Abazaj, për trajnerin nuk do të thotë neglizhim apo papërgjegj­sh- mëri. “Jo vetëm në ndeshjen e fundit, por dhe në të tjerat, ne kemi krijuar raste shënimi dhe nuk kemi realizuar. Kjo s’do të thotë se sulmuesit tanë kanë falur. Unë besoj te cilësitë e repartit sulmues. Shpresoj se Bregu do të shënojë nesër (sot)”, ka mbyllur Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania