Panorama Sport (Albania)

Ka "tender" për portën, ultrasit 15 minuta negociata

Sefa provon për herë të parë zëvendësim­in, "Bobi" kursen Trashin

-

"Alarm" fals prej dëborës. Reshjet e rëna gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, gënjyen organizato­rët e ndeshjes Partizani-Lushnja. Nga frika që bora do shtronte, nxehmjen portierët e bën me topa portokalli. Më pas, arbitri i katërt urdhëroi që t'i largonin këtë topa, pasi ndeshja do të luhej me "sferë" të bardhë, pra atë klasiken të Kategorisë Superiore. Dhe më të drejtë, pasi fusha e "Selman Stërmasi"- t kurrë nuk u zbardh.

- Ultrasit e kuq u futën 15 minuta me vonesë në stadium. "Guerrils"-at u hasën me të njëjtën pengesë, atë të kartës së identiteti­t. Por ky rregull vlejti vetëm pak minuta, pasi uniformat blu u tërhoqën dhe lejuan tifozët që të futeshin në stadium vetëm me biletë, ndoënse shuma nga ata u larguan. Tifo-grupi pasi shpalosi banerin, vetëm në 19-ën nisi që të ndihej në "Selman Stërmasi", ku filluan të këndonin koret e tyre klasike.

- "Gurrils"-at sfidojnë acarin. I ftohti nuk është kurrë problem për ultrasit. Në pjesën e dytë ata hoqën edhe bluzat, duke dhuruar

Rikthehen tifozët

spektakël edhe në dëborë. - Mikel Spaho ndërron fanellën në pushim. E nisi me uniformë gri dhe e mbylli me të zezë. Duke qenë se zonën e tij e vizituan shpesh të kuqtë gjatë pjesës së parë, madje tri herë edhe i shënuan, dashur pa dashur bënë që t'i ndotej bluza prej baltës.

- Partizani kursen Lorenc Trashin.

Kulum e mbyll si portier

Mesfushori rrezikon skualifiki­min prej të verdhëve, ndaj, për të shmangur kartonin e 4-t, Sulejman Starova e pa të udhës që ta zëvendëson­te që në pushim, duke futur në vend të tij braziliani­n Lukas.

- Fatjon Sefa provon zëvendësim­in për herë të parë në kampionat. Sulmuesi shtatlartë i ka luajtur 21 javë të plota, madje edhe të 22-ën e nisi si titullar, megjithatë në të 51-ën u detyrua që të largohej, pasi u dëmtua në pjesën e parë.

- Pas golit të pestë nuk mund të mungonin as batutat. Pasi u siguruan për fitoren ndaj Lushnjës, nga tribunat po dëgjoheshi­n edhe thirrje për të kursyer kundërshta­rin. Madje, në një moment dëgjohet një tifoz që i drejtohet Starovës: "Boll o grande!". Por duket se të kuqtë nuk u bindën, pasi e realizuan edhe një gol të fundit.

- Dëmtimi i Alban Hoxhës në fund të ndeshjes hap "tenderin" për portën. Duke qenë se ishin kryer që të tria zëvendësim­et, te Partizani e panë veten ngushtë. Ibrahimi nuk e mbante mend që ishin kryer të tria ndërrimet dhe bënte shenjë për zëvendësim. E, megjithatë, "Bobi" u ndje realisht mirë, pasi të shumtë ishin ata që kishin dëshirë të provonin vetën si portierë. Por, në fund, fatin e pati Milan Kolum. Ishte pikërisht ai që mbrojti katërkëndo­rin dhe mund të themi që ia "doli" me sukses, pasi nuk pati asnjë gjuajtje në drejtim të tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania