Panorama Sport (Albania)

Mesi-Suarez “makineri golash”, të dy shënojnë sa 74 klube

-

Pasi te Barcelona kaloi koha e "MSN"-së (Mesi-Suarez-Nejmar) në sulm tri sezonet e fundit, kur katalanasi­t verën e kaluar humbën një pjesë kyç me braziliani­n që u transferua nga Spanja në Paris (te PSG-ja), pjesa e mbetur ("MS"), me dyshen Mesi-Suarez është treguar mjaft efektive: aq mirë saqë i kanë shënuar 42 gola në La Liga, të dy së bashku, gjatë sezonit 2017-'18 (22 argjentina­si dhe 20 uruguaiani. VETËM... - Një total të tillë golash nuk kanë arritur ta regjistroj­në ende 74 nga klubet e pesë ligave kryesore europiane: në këtë mes është edhe Atletiko e Madridit (skuadër që ndodhet në vendin e dytë pas Barcelonës në La Liga dhe rivale direkte për titullin kampion) që ka shënuar vetëm 41 gola në total. Duke marrë në konsiderat­ë vetëm kategorinë superiore spanjolle, në fakt, të vetmet klube që ka shënuar më shumë se Mesi dhe Suarez janë Reali i Madridit (62), Valencia (49), Real Betis (43), Selta Vigo (43) dhe Real Sociedadi (47). Ndërsa për sa u përket skuadrave angleze,

vetëm Mançester Siti ( 79), Mançester Junajtid (53), Liverpuli (65), Totenhemi (53), Çelsi (50) dhe Arsenali ( 51), ekipe që megjithatë renditen mes shtatë vendeve të para në Premier Ligë, kanë shënuar më shumë se dyshja e Barçës. Çiftit këtë janar iu bashkua Felipe Kutinjo, i ardhur nga Liverpuli, të cilit i mjaftuan pak

ndeshje për bërë tifozët të harrojnë Nejmarin (eurogol në fitoren 6-1 të fundjavës së kaluar). E në ndeshjen e radhës (sot ndaj Las Palmasit) mendohet të jetë pikërisht braziliani që do "udhëheqë" sulmin e Barçës, pasi Valverde hipotizoi mungesën e dyshes Mesi-Suarez në prag të sfidës të së dielës ndaj Atletikos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania