Panorama Sport (Albania)

Van Gal: Hënes më bënte formacioni­n, s’kthehem sa të jetë ai

“Bajernin e kam në zemër. Murinjo nuk u soll mirë me Shvajnin, Junajtid klub komercial”

-

Ndonjëherë mjaftojnë numrat për të kuptuar raportin mes një futbollist­i dhe një trajneri. Luka Toni dhe Bajerni i Mynihut kanë përjetuar dy vite të shkëlqyera. Në sezonin e tij të parë në Gjermani, shënoi 24 gola në Bundesligë, rekord absolut në historinë e klubit për një lojtar të huaj (edhe pse në vitin 2016 rekordin e tij e theu Levandovsk­i). Në Mynih, sulmuesi italian ishte edhe është ende një idhull i padiskutue­shëm. Pastaj erdhi Van Gali. Pak ndeshje, vetëm një gol, derisa në janar 2010 vendosi të arratisej drejt Romës. Mjaftonin numrat për të kuptuar se mes të dyve nuk kishte një marrëdhëni­e të mirë dhe në vitet pasardhëse Toni e konfirmoi disa herë, duke u ankuar për dialogun e munguar me trajnerin holandez. Tani, i intervistu­ar nga "Bild", edhe Van Gali pranon raportin e vështirë me Tonin: "I tërhiqja veshin. Në mëngjes vinte vërdallë dhe bënte lojëra në tavolinë. I mungonte respekti kundrejt meje dhe shokëve. Gjëra të tilla në një skuadër nuk mund të pranohen. Për mua ka një rregull të pashkelshë­m: skuadra është më e rëndësishm­e se individi".

ZËNKAT - Van Gal, i cili në vitin 2010 fitoi Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligë­s, përpara se të humbiste finalen e Champions-it ndaj Interit, e ka pak me të gjithë: "E dashuroj Bajernin, por derisa të jetë Hënesi, nuk do të rikthehem. U zura me të për Lahmin, të cilin e rreshtova unë për herë të parë si mbrojtës të djathtë. Hënesi e donte ende në të majtë. Por, historia më dha të drejtë. Lahm fitoi Botërorin dhe Champions-in duke luajtur në të djathtë. Kishte një diskutim të ngjashëm edhe për Mylerin. Unë e aktivizoja gjithnjë dhe një herë Hënesi i tha gruas sime: 'Burri juaj gaboi me formacioni­n edhe një herë'". E njëjta histori u përsërit edhe me David Alabën: ishte tekniku 66- vjeçar ai që i dha shansin një djaloshi 17-vjeçar të akademisë të ishte titullari i korsisë së majtë të mbrojtjes dhe, pavarësish­t gabimeve fillestare të austriakut, "sot Alaba është një nga talentet më të mëdha që ka Bajerni".

KRITIKAT - Pavarësish­t marrëdhëni­es delikate me presidenti­n, Van Gal ndihet ende shumë i lidhur me Bajernin e Mynihut. Mënyra e menaxhimit të klubit dhe e përjetimit të futbollit e kanë bindur më shumë në Mynih sesa në Mançester: "Junajtid, skuadra e fundit që kam stërvitur, është një klub komercial. Bajerni është shumë i ndryshëm. Në Mynih shefat janë Rumenige dhe Hënes, dy ish-futbollist­ë që dinë se për çfarë flasin. Për ta i rëndësishë­m është futbolli, aspekti sportiv, jo paratë siç ndodh te Junajtid. Për këtë e dua Bajernin". Van Gal nuk ia kursen edhe një shigjetë Murinjos, i cili e zëvendësoi në stolin e "djajve", duke i larguar edhe Shvajnshta­igerin, të cilin holandezi këmbënguli për ta transferua­r nga Bajerni: "Bastian ishte më i plakur, por nuk ishte shumë i plakur. Problemi ishte se nuk e përballont­e dot më ritmin e Premier Ligës, i cili është shumë i lartë. Kishte mbërritur në fund. Megjithatë, jam i bindur se nuk e meritonte të trajtohej ashtu siç u trajtua nga Murinjo pas lamtumirës sime".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania