Panorama Sport (Albania)

Tronditet Skënderbeu, Jashanica me doping

Përdori medikament të ndaluar, por pritet edhe testi B

-

Bajram Jashanica rezulton pozitiv në testin anti- doping, teksa është kontrollua­r menjëherë pas ndeshjes Skënderbeu­Jang Bojs 1-1, zhvilluar më 28 shtator në Elbasan. Lajmi që përflitej prej kohësh për mbrojtësin kosovar ka marrë tashmë një përgjigje tronditëse nga kontrolli i antidoping­ut. "Panorama Sport" mëson se UEFA përmes "8ada-s" kanë njoftuar klubin e Skënderbeu­t dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, duke konfirmuar se Jashanica ka rezultuar pozitiv. Një lajm i rëndë për klubin korçar dhe vetë futbollist­in e Kombëtares së Kosovës, për më tepër në një moment ku Skënderbeu pret të mësojë dënimin e UEFA- s. Gazeta mëson nga burime të sigurta pranë klubit korçar se Jashanica ka përdorur një medikament të ndaluar pas një dëmtimi që ka pasur në fundin e muajit shtator. Kësisoji, fati i tij i keq, ka bërë që të futet në listën e lojtarëve që do të kontrolloh­eshin pas ndeshjes Skënderbeu - Jang Bojs 1-1. Në fakt lajmi ka kohë që përflitet, por nuk ka marrë një konfirmim zyrtar nga klubi dhe vetë FSHF, që për të tilla raste njoftohet direkt nga UEFA, duke qenë se bëhet fjalë për një kontroll pas një ndeshjeje të luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Tashmë Jashanica që të qëndrojë minimalish­t 1 vit jashtë fushave, por gjithçka do të mësohet në ditët e ardhshme, kur dhe Komisioni i anti-dopingut në UEFA do të japë vendimin përfundimt­ar për mbrojtësin kosovar. Ky vit ka nisur keq për Jashanicën, pasi përveç lajmit tronditës që ka marrë nga testi anti-doping, ka pësuar edhe një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Teutës më

14 shkurt. Që prej kësaj date, kosovari ka munguar në takimet e Skënderbeu­t, në një kohë që vetëm një javë më parë bëri edhe një operacion në gju. Praktikish­t mbrojtësi 27vjeçar e ka mbyllur këtë sezon, por duke shtuar edhe një dënim nga UEFA, mund të rezultojë si goditje për karrierën e tij. Një dekadë më parë ka qenë ish-mbrojtësi i Besës, Alban Dragusha, i cili ka rezultuar pozitiv pas testit antidoping.

 ??  ?? Tefik Osmani provokon rivalët me diferencën prej 14 pikësh
Tefik Osmani provokon rivalët me diferencën prej 14 pikësh
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania