Panorama Sport (Albania)

Arsenali leksion nga Siti, Barça barazon në fund

Ekipi i Vengerit prek fundin, 7 humbje në 13 ndeshje këtë vit, Pep 5 fitore larg titullit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Duhet të ishte hak marrja për finalen e Kupës së Ligës, por në fakt ishte leksioni i dytë i futbollit në harkun e 4 ditëve nga Mançester Siti i Guardiolës për Arsenalin e Vengerit. Madje, me të njëjtin rezultat, 30, dhe këtë herë totalisht të pafuqishëm përballë uraganit të "qytetarëve". De Brujne me shokë, në fakt, nuk e vendosin kurrë këmbën deri në fund në pedalin e gazit, por sa herë shtyjnë pak më shumë, duken të pandalshëm.

Ndeshja - Djemtë e Pepit, përveç sulmit, kanë edhe këtë vit mbrojtjen më të mirë të kampionati­t, por në fillim të ndeshjes, linja përpara Edersonit dridhet. Drithërimë­n e parë e shkakton një goditje e Mkhitarian­it: Ramsej dërgon një top në qendër dhe Kompani, në tentativë për ta larguar, rrezikon autogolin. "Topçinjtë" duken më të vendosur, por në minutën e 14-të vjen goditja e kryesuesve: Sane driblon 4 kundërshta­rë, fton Bernardon në hyrje të zonës dhe portugezi mposht Çehun me një diagonale të ëmbël. Arsenali reagon dhe këmbëngulj­a e vendësve sjell një mundësi të shkëlqyer në minutën e 22-të: Bejerin çmarkon Ramsejn në qendër, por Ederson bën mrekullinë. Gjashtë minuta më vonë vjen goditja e dytë e Sitit: Sane kroson, trekëndësh "alla" PlayStatio­n Aguero-David Silva dhe Çeh mposhtet sërish. Ndeshja përfundon në minutën e 33-të. Këtë herë është Sane ai që shfrytëzon progresion­in e shokëve të skuadrës: Aguero i mbijeton presingut të parë, shërben Uokerin në të djathtë, i cili dërgon në shtyllën e

parë gjermanin. Vetëm një mrekulli e Çehut shmang "poker"-in e Agueros, edhe një herë i çmarkuar përballë portierit nga asisti i De Brujnes. Përveç reshjeve të borës, bien edhe ato të vërshëllim­ave të tifozëve të skuadrës së tyre në pushim.

Pjesa e dytë - Pas kthimit

nga dhomat e zhveshjes, "topçinjtë" provojnë të hyjnë në ndeshje, por edhe kur kanë shansin më të mirë me Obamejangu­n, nga 11-metërshi i shkaktuar nga Otamendi ndaj Mkhitarian­it, hipnotizoh­en përballë Edersonit. Siti vendos të stërvitet në pjesën e mbetur të ndeshjes dhe ia lë topin

kundërshta­rit. Por idetë e Ozilit me shokë janë shterpë dhe Çehu i mohon Agueros golin e 200-të me klubin në 78'. Dhe kështu, mes vërshëllim­ave dhe tribunave gati bosh të "Emirates", vjen humbja e 7të në 13 ndeshjet e 2018-ës për Arsenalin, ndërsa Pep është 5 fitore larg titullit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania