Panorama Sport (Albania)

Shfryn Luiza Gega, Ruli: Të marrë shembull Smajlajn

" dhe !zmiri u stërvit pa gropë, doli sërish kampion"

- JETON STAMOLLA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atle tikës, zoti Gjergj Ruli, i kontaktuar nga "Panorama Sport", në lidhje me zhurmën e krijuar nga atletia ?uiza Gega, që sot do të përfaqësoj­ë Shqipërinë, në Birmingam, ka dashur të reagojë për çështjen e kushteve të vështira që kampionia e Ballkanit, në Stamboll, nënvizoi edhe dje, me një tjetër postim, në Anstagrami­n e saj. Numri një i atletikës shqiptare i ka bërë apel sportistes që të përqendroh­et te gara e sotme, e 1B00 metrave, në Botërorin e sallave të mbyllura dhe të lërë menjanë polemikat e ngritura, duke i marrë për shembull asaj, edhe Azmir Smajlajn, i cili si Gega, jo vetëm vetëm fitoi medaljen e artë në Ballkaniad­ën e Stambollit, në kërcim së gjati, por në të njëjtën kohë është edhe kampion i Ballkanit, vjet në Beograd, me kërcimin 8 metra e 8 centimetra. REAGI I I R IT

"A uroj atletes ?uiza Gega që të shqetësohe­t më shumë për garën. Më vjen keq se si e shpërdoron përqendrim­in psikologji­k një atlete profesioni­ste, përpara një gare, kaq të rëndësishm­e. Nuk dua te flas për uniformën, sepse nuk ia vlen, pasi ajo që ka mbrojtur përpara mediave sekretari Dionisi, i ka bërë të qarta se si akreditohe­t paraqitja e atletit në gare: uniforma, ngjyra, marka...

E dyta... përsa i përket kushteve, unë mendoj që ? uiza Gega ka kushtet shumë më të mira se sa mendojne ato pak njerëz sportdashë­s. A kujtoj ?uizës se sportisti më i mirë i Atletikes, Kampioni i Evropes dhe Ballkanit (i referohet Azrmir Smajlajt), edhe pse B vjet më i ri se ?uiza, është stërvitur në kushte inkubatori, pa gropë

kërcimi në Tiranë. Por edhe në këto kushte, të këtij niveli, ai doli sërish kampion... Më lind nevoja të bëj një pytje: Si ka mundesi qe atletët italianë, gjermanë, francezë, suedezë, grekë, belgë, spanjollë, serbë, ukrainas, e të tjerë, nuk mundën të arrijnë rezultate më të mira se Azmir

Smajlaj?! Atëherë, mos vallë këto shtete nuk kanë kushte për garen e kercimit se gjati?! Apo mos ndoshta edhe ata duhet të shkruajne ne Anstagram dhe të gënjejnë për atë që arritën në Europian dhe Ballkaniad­ë?! Mendoj që përshtatsh­mëria dhe stërvitja

profesiona­le e speciale, që kam aplikuar unë dhe ishtranjer­i tufi, përgatitja e lartë psikologji­ke e bëri atletin Smajlaj të zhvlerëson­te thashethem­in 'mungesë kushtesh', por i dha rëndësi besimit të stërvitjes që kishte bërë", përfundon prononcimi i Gjergj Rulit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania