Panorama Sport (Albania)

Lidhja me Bujar Kasmin dhe aktore filmash, kur Diana Shoshkiç ishte ikonë

"Shpresa në filmin 'l treti': Ja si më përzgjodhi grupi i TVSH-së"

- Nga UVIL ZAJMI

Diana Shoshkiç e ka pasur në shtëpi FmësuesinG e saj të basketboll­it. Bëhet fjalë për vëllanë, Sllaven, që ishte i pari që e nxiti të merrej me këtë sport. Në një intervistë ekskluzive për FPanorama SportG, ajo rrëfen se momentet më pikante i ka kaluar në Vlorë, pasi aty rivaliteti i kalonte limitet dhe ndonjëherë dilnin me policë jashtë pallatit të sportit.

Diana, si lindi pasioni per basketboll­in?

Fati që, rreth viteve 1970, ne kishim televizor, dhuratë e hallës Dobrinka që jetonte në Beograd. Kjo na jepte mundësinë që të shtunave në mbrëmje të ndiqnim kampionati­n jugosllav të basketboll­it, tejet rivalizues, me Jugoplasti­kën, Zvezdën, Partizan, Zadar, Olimpia, ku luanin lojtarë kalibri si Simonoviç, Plecash, Hvetkoviç, Shollman, Skansi, Gjergjas, vëllezërit Tvrdiç, Hosiç, Sllavniç, Kapiçiç, etj., që për mua ishin modelet e një sportisti profesioni­st të kësaj loje. Të ndikuar sigurisht edhe nga rivaliteti Partizani-17 Nëntori në ato vite, kur shikoja Fagun, Shakën, Kasmin, Zaçen, më nxiti dëshirën të luaja basketboll pa asnjë mendim për të ardhmen. Me shije sportive, e duke admiruar këtë sport, në mesditë, zakonisht kur kishim kohë të lirë, me vëllanë Sllave dhe disa shokë të tij, luanim basketboll te Fusha e Zezë, mbrapa pallatit tim. Ndihesha krenare për specifikën e mbiemrit, që ishte një sfidë për mua sa që në klub më thërrisnin shpesh me Shoshkiç e jo me emër. Sllave ka qenë vendimtar në këtë drejtim. Me të njëjtin pasion pas lojës u kthehesha mësimeve.

E paharruara zysh Ani, ishte ajo qe ju zbuloi apo jo?

Ka qenë rastësi, kur një ditë pranvere, ndërsa po luaja me Sllaven te Fusha e Zezë, aty po zhvillohej kampionati midis shkollave. E mirënjohur­a, trajnerja Ani (Anjeza Dule), duke më ndjekur më thërret e më pyet: FSa vjeçe je? Do vish me ekipin tim të paratëreja­ve të 17 Nënorit?G. Dy javë stërvitje në gusht të vitit 1973, ndërsa në Fier zhvillohej Spartakiad­a e Pionierëve. Ajo më mori në aktivitet, as 1B-vjeçe, dhe më vendosi në pozicionin e organizato­res. Nuk e pata të vështirë të ambientohe­sha. Duke luajtur me Sllaven, ndeshjet që ndiqja në televizor më kanë shërbyer edhe me vonë.

Cfare ju thoshte mesuesja?

Më thoshte vazhdimish­t: FNdonëse je e re, ti je në gjendje të marrësh përsipër rezultatin e ndeshjeveG. Ashte një nxitje nga zysh Ani. Turneu zgjati një javë dhe në shtator kalova tek ekipi i të rejave, që drejtohej nga Jeta Pëllumbi. Fillova stërvitjet në skuadër, ku ishin Vjollca, Tasha, Bika. Njëkohësis­ht nisa edhe vitin e parë të gjimnazit FIemal StafaG, ku ishte vëllai Sllave. Aty kam njohur mësuesit e fizkulturë­s, S. Shundin, A. Maçin, A. Jelën, Th. Mitrushin, S. Sinanin. ?uaja edhe me ekipin e basketboll­it të vajzave të shkollës, me mësuesen-trajnere A. Gjokën, duke vazhduar traditën Fqemalstaf­aseG të basketboll­it kryeqyteta­s, madje edhe Agim Fagu aty e ka filluar karrierën, apo jo...?

Cfare ndodhi ne Korce me te madhin Vaso Shaka?

Me ekipin e të rejave u aktivizova vetëm fazën e parë. Shkak për një kohë kaq të shkurtër, por që do të ishte vendimtare për mua, u bë një ndeshje. Duke qenë se në disa qytete kalendari ishte i njëjtë, udhëtonin bashkë të rejat me të rriturat. Në Korçë, ku luhej ende në terren të zbuluar, ishin përballë Skënderbeu-17 Nëntori dhe pas tyre do të luanim ne, të rejat. Ashte ditë me dëborë, kur në fund të takimit, zysh Jeta më thotë: FDiana zhvishu!G Duke qenë ftohtë dhe e sigurt se nuk do të më vinte radha për të luajtur, mbaja në trup një bluzëpizha­me poshtë asaj të ndeshjes. K futa në lojë, por ajo më pengonte, aq sa e detyroi arbitrin ta ndërpresë atë që unë ta hiqja. Ashim në humbje dhe në ato pesë minuta luajta shumë mirë. Ndërkohë, Vaso Shaka, trajneri i të rriturave që po ndiqte takimin, pas kthimit në Tiranë, është interesuar te Jeta dhe më thirri, duke më thënë: FDiana, nga sot do vish te të rrituratG. Kështu, në pesë muaj, shtator-dhjetor, mbyllet aktiviteti me të rejat dhe vetëm në pak minuta lojë.

E vertete eshte qe ne ekipin e pare nuk ishit as 16 vjec?

E vërtetë. Ndërsa zysh Jeta ngulte këmbë që të qëndroja me të rejat, kalimi te skuadra e parë ishte befasues dhe bashkë me Mira Gjonin iu bashkohemi legjendave të 17 Nëntorit. Asokohe, aty luanin Shtizë (Bellova), Dajaka, Lhani, Ferhati, Beti, Myrto, Baxhaj, Gjeta, Konçi, Lhaxho. Një skuadër me lojtare plot eksperienc­ë, por në strategjin­ë e klubit dhe të tra- jnerit Vaso Shaka, me ndihmësen Lhina Qanxharit, ishte në projekt alternimi me vajza të reja. Stërvitesh­im te Parku me plakun e paharruar, Lha Toni, që kujdesej për gjithçka, nga fushat, dhomat e zhveshjes, madje shumë sportistë e trajnerë janë produkt edhe i punës dhe pasionit të tij. Pastaj, shkëmbimi i fanellës: Ashte një ceremoni e organizuar në Pallatin Sporti, kur Mereme Ferhati (Gela) më dorëzoi bluzën me numër 7-të. Por, gjatë viteve kam luajtur me 11-ën, një numër që e mbante Simonoviç, lojtari më i mirë i basketboll­it jugosllav. Ashte një fiksim i imi.

Ne Kombetare shkuat edhe nga kembengulj­a e Petrit Stefes apo jo?

FJe një xhonglere edhe një tru i vërtetë për të drejtuar një skuadërG, më thoshte trajneri Petrit Stefa kur më merrte në kombëtare, duke më konsiderua­r të perspektiv­ës. Dy muaj kam qenë e grumbullua­r për të shkuar në një turne miqësor në Kinë. Kur lexuan listën, aty kam parë shumë të dëshpëruar ?ame Konomin, në çastin që nuk tha emrin tim. Për mua ishte një shok i madh ai moment. Mendoni, një vajzë e re, sportiste që simpatizoh­ej, e dënuar që nuk dilte jashtë shtetit. Dhe në Kinë nuk vajtja.

Na tregoni pak cfare ka ndodhur me kosovaret dhe pse u habiten ata me ju?

Nuk ka qenë i lehtë rivaliteti Flamurtari-17 Nëntori në fund të viteve 70-të. Madje, shumë ndeshje të zhvilluara në Vlorë kanë qenë të tensionuar­a, me një tifozëri FagresiveG ndaj tiranasve. Me mua kishte një tjetër pakt. Simpatia kishte lindur gjatë një grumbullim­i, kur Stefa më kishte marrë si përforcim me Flamurtari­n. Ashte një ndeshje miqësore ndaj një ekipi kosovar, që e kujtoj edhe për një fakt tjetër. Ndonëse më porositën që të thosha se isha Shosha, kur tifozët bërtisnin FShoshkiç, ShoshkiçG kosovaret, të habitura, më vësh-

Duke qenë ftohtë dhe e sigurt se nuk do të më vinte radha për të luajtur, mbaja në trup një bluzë-pizhame poshtë asaj të ndeshjes. K futa në lojë, por ajo më pengonte, aq sa e detyroi arbitrin ta ndërpresë atë që unë ta hiqja Ka qenë viti 1977, isha në maturë në SIemal StafaT, kur një grup nga Televizion­i Shqiptar po kërkonin një vajzë që të luante sport e që të kishte lidhje më një të afërm me banim në Amerikë. Qapën derën e klasës ku po zhvillohej ora e historisë me mësues Tasim Qarxhin, u hodhën një vështrim nxënësve dhe thanë prerazi: FKjo është vajza që na duhet për filmG, duke mTu drejtuar mua

tronin duke e menduar si një provokim. K miqësova me vlonjatët dhe kur luaja me 17 Nëntorin, në largim pas ndeshjes, të shoqëruar nga forcat e rendit drejt autobusit, ata më merrnin në mbrojtje, më mbulonin nga sendet që hidheshin drejt nesh.

Ju keni qene protagonis­t edhe ne nje film televiziv...

Po, ka qenë viti 1977, isha në maturë në FIemal StafaG, kur një grup nga Televizion­i Shqiptar po kërkonin një vajzë që të luante sport e që të kishte lidhje më një të afërm me banim Amerikë. Qapën derën e klasës ku po zhvillohej ora e historisë me mësues Tasim Qarxhin, u hodhën një vështrim nxënësve dhe thanë prerazi: FKjo është vajza që na duhet për filmG, duke mTu drejtuar mua. Knë isha Shpresa tek FA tretiG, filmi televiziv me katër seri me regjisorë A. Mingën, xhirimet e të cilit zgjatën disa muaj, kryesisht në Durrës, Rinas, te shtëpia e Alfons Gurashit. Filmi pati sukses ku luanin aktorë të njohur P. Gjoka, S. Prosi, G. Radoja, M. Lhepa, D.Qyskja, A. Shuke,

?l.Sërbo, S. Shkurti, R.Arbana, A. Verria, Dh. Pecani, ?. Bushati, etj. Kam kujtime të paharruara. Një grup me artistë e njerëz të mrekullues­hëm. Për mua ishte një eksperienc­ë krejt e veçantë. Bashkë me filmin vazhdoja edhe stërvitjet.

Cilat kane qene raportet me arbitrat?

Virgjil Karaja ishte i fiksuar dhe, sa herë që ai do të arbitronte, para takimit i thoshte me humor trajnerit Shaka: FVaso të lutem mos e fut në lojë Dianën! U FJTështë kjo shaka që bën?! - replikoja unë. Por, në një rast, vërshëllim­a e tyre ka qenë ndëshkuese, kur në vitin 1977, gjatë takimit 17 Nëntori-Partizani në kampionat, pas një dyluftimi, reagimi im ndaj lojtares kundërshta­re ishte i parregullt. Arbitrat ndërprenë lojën dhe më dhanë FpersonalG. Për të më qetësuar, trajneri Shaka më nxori nga loja. Ky ishte rasti i parë dhe i fundit. Me një lojtare me temperamen­t dhe tip si unë, sa e lehtë po aq e vështirë ka qenë për arbitrat e basketboll­it të atyre viteve, nga vëllezërit Karaja, Shundi, Bozdo, Hici, Haslli, Troja, etj.

Cili ka qene momenti ose viti me i veshtire per ju dhe pse?

Ka qenë ai pas përfundimi­t të shkollës së mesme. Ndonëse me mesatare të lartë, mbi 9.B, ?ame Konomi, Shef i Sportit në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, më ofroi të drejtë studimi për në A?KF FVojo KushiG, një mundësi që u jepej vetëm lojtareve të ekipit kombëtar, ndonëse unë kisha kërkuar për të studiuar në stomatolog­ji. Kujtoj ditën e parë, kur filloi viti shkollor dhe shoqet e mia duke shkuar në fakultet, ndërsa unë qëndroja në shtëpi. Nuk mTu dha e drejta sepse atë sezon shkollor përfitoi Sllavja, vëllai im. Asokohe ishte kriter: vetëm nga një e drejtë studimi në familje. Atë vit e kam shfrytëzua­r duke u stërvitur dy herë në ditë. Më 1978-ën fillova Fakultetin Ekonomik, dega Financë.

Largimi juaj nga sporti ishte shume befasues, pse bête ate zgjedhje?

Si e nisa, ashtu edhe e mbylla karrierën, madje askush nuk e besonte se Shoshkiç do të largohej aq shpejt. Janë vitet kur në skuadër shkëlqen një brez me Myrton dhe Alibegën... Ashte një formacion triumfues, spektakola­r, por pikërisht në atë periudhë

unë u largova. Kisha presion të madh nga klubi i Partizanit që më kërkonte, por më shumë nga FStudentiG, që si universita­re duhet të luaja me atë ekip, por Tirana nuk më jepte federimin. Nga ana tjetër, fakulteti me impenjimet studentore, e fejuar dhe përballë kësaj situate, isha shumë e re në moshë për të marrë një vendim. Por, në shkurt të vitit 1979, pasi luajta në Kupë, e vendosa dhe kur në mars filloi kampionati, nuk shkova më, duke gjetur këtë zgjidhje si alternativ­e shkëputjen me basketboll­in. Sigurisht nuk ka qenë e lehtë, madje shumë i vështirë ishte ai moment dhe ato javë që pasuan.

Futbolli ka qene nje tjeter hobi i juaji apo jo?

Pasioni për futbollin ka qenë një tjetër hobi i imi, pasi e luaja shumë mirë e do të isha bërë një futbollist­e mjaft e mirë. Kur isha me 17 Nëntorin, në seancat stërvitore, kryesisht ditën e premte, trajneri Vaso Shaka në fushën e basketboll­it organizont­e një lojë futbolli midis basketboll­isteve. Ashte kthyer në traditë që, një herë në javë, të shihje vajzat e basketit me Tike Konçin, Grenzën të luanin futboll. Mua më thërrisnin FKrujfiG për nga ngjashmëri­a. Kam një kuriozitet: E kam mbajtur topin 102 herë me njërën këmbë pa e lënë të bjerë në tokë!

I kujtoni lojtaret, rivaliteti­n e kohes?

Sigurisht ndonëse janë shumë. Nga Shtiza, Dojaka, Konçi, Myrto, Beti, Goxhi, Vogli, Qoxha, Konini, Sallata, Gjoni, Alibegaj, Ajdini, Sulollari, Kallugjero­viç. Pa harruar rivalet-shoqe si Kuqi, Pjereta Jika, edhe kjo e fundit me numrin 11-të te Flamurtari. Por edhe Lh. Shestanin e Vllaznisë, ?. Petrelën e Partizanit, Sandrën e ?okomotivës, motrat e famshme elbasanase Lhyra, Milenën e Dinamos, Shametin e Sinoymerin e ?uftëtarit, deri te Semanjaku dhe legjendare­n Pavlina ?laci të Apolonisë. Por edhe trajnerët Stefa, Greva dua tTi kujtoj deri te shefi i klubit, Stefan Kola, që na shoqëronte kudo ku shkonim. Një pjesë të madhe të karrierës e kam me takime të zhvilluara në terren të hapur. Në Korçë kam edhe ndeshjet më të bukura, ndonëse përballë kisha një lojtare të shquar si Zamira Koleci. Kam shënuar 28 pikë ndaj Skënderbeu­t në Kupën e Republikës, të zhvilluar jashtë. Një takim që komentohej nga Vladimir Grillo në TVSQ.

 ??  ?? Me një formacion të 17 Nëntorit, Shoshkiç e katërta nga e majta. Shtiza, Dojaka, Myrto, tri të parat djathtas.
Me një formacion të 17 Nëntorit, Shoshkiç e katërta nga e majta. Shtiza, Dojaka, Myrto, tri të parat djathtas.
 ??  ?? Fanella me Nr.11, që ruan në arkivin e saj
Fanella me Nr.11, që ruan në arkivin e saj
 ??  ?? Moment loje, Shoshkiç në gjuajtje
Moment loje, Shoshkiç në gjuajtje
 ??  ?? Në rolin e Shpresës te filmi “I treti”
Në rolin e Shpresës te filmi “I treti”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania