Panorama Sport (Albania)

Sekretet e Strakoshës...

Konfirmimi në arenën e gladiatorë­ve, bie "miti" i djalit të Fotos

- OLSI TUJANI

Flet Ilir Bozhiqi, që ka punuar edhe me të atin: "Është më i mirë se Fotoja. Ja ku ndryshon me Etrit Berishën"

Tradita ka rëndësi. Aq më tepër… gjeni i trashëguar nga paraardhës­it. Mirëpo, në kohët moderne, një gladiator konfirmoi madhështin­ë. Në "Olimpico", Thomas Strakosha hodhi poshtë njëherë e përgjithmo­në mitin e të qenurit djali i Foto Strakoshës. PENALLTITË

Në botën e futbollit, penalltitë konsideroh­en shpesh edhe fat. Jo vetëm për atë që i godet, por edhe për atë që është në pozitat mbrojtëse. Mirëpo, paraqitja e Strakoshës ndaj Milanit në gjysmëfina­len e kthimit të Kupës së Italisë ishin konfirmim i qartë i aftësive të tij. Përballë ishte Donaruma, por shqiptari e sfidon denjësisht. Vendimtar në 90 minuta dhe kohën shtesë, por hero me dy penalltitë e para të pritura ndaj Milanit në Romë, u dha një asist të jashtëzako­nshëm shokëve të skuadrës. Pa harruar ndaljen e Dibalës nga 11 metra në minutën e katërt të kohës shtesë ndaj Juves, portieri kuqezi ka ndërtuar tashmë rrugën e tij drejt piedestali­t. REAL E ÇELSI

Të gjithë e kanë ndjekur kualifikim­in e Milanit që konfirmojn­ë formën e mirë të kuqezinjve nën drejtimin e grintozit Gatuzo, mirëpo, në fushë, prozhektor­ët shkëlqyen mbi gardianin shqiptar. Kaq ka mjaftuar që emri i tij të radhitet mes dëshirave të dy gjigantve evropianë si Real Madrid e Çelsi. "Harrojeni Kurtuan, ja zëvendësue­si", ishte titulli i portaleve londineze pranë "Bluve të Londrës". Titull mediatik, por mbi të dhëna për projektin në vijim të Çelsit për katërkëndë­shin. "Kush tjetër më mirë se sa tifozët merenges do të kenë ndjekur çmenduritë e tij. Për Strakoshën, të cilin Reali e ka ndjekur prej kohësh për ta pasur në projekt për të ardhmen, mbase edhe kur ylli Ronaldo të varë këpucët në gozhdë", shkruhej ndër të tjera nga "cittaceles­te". KOMBËTARJA

E ka nisur në Greqi, me skuadra të moshave nga ku Lacio e rrëmbeu për ta bërë… hero. Dy vite më parë, ai ishte vetëm djali i Foto Strakoshës, ish- portierit të Kombëtares shqiptare. "Olimpico" theu një mit: të qenurit djali i Fotos. Tashmë, Shqipëria ka Thomas Strakoshën. Ndërsa Foto është babai krenar i portierit të Lacios, Thomasit.

 ??  ?? Instinkt, Instinkt, muskuj muskuj dhe dhe rrogë rrogë milionere, milionere, ja ja "skaneri" "skaneri" i i plotë plotë për për yllin yllin e e ri ri të të Kombëtares. Kombëtares. Priti Priti dy dy penallti penallti kundër kundër Milanit, Milanit, Reali...
Instinkt, Instinkt, muskuj muskuj dhe dhe rrogë rrogë milionere, milionere, ja ja "skaneri" "skaneri" i i plotë plotë për për yllin yllin e e ri ri të të Kombëtares. Kombëtares. Priti Priti dy dy penallti penallti kundër kundër Milanit, Milanit, Reali...
 ??  ??
 ??  ?? Dikur...
Sot
Dikur... Sot

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania