Panorama Sport (Albania)

Luftëtar ëndrrash, vlonjatët mallkojnë erën

Vlonjatët dështojnë në shtëpi, sulmi është inekzisten­t

- ERMAL SIKA

Luftëtari thyen tabunë dhe fiton pas 40 vitesh në Vlorë. Gjirokastr­itët e kishin suksesin e fundit në transfertë­n ndaj Flamurtari­t, në 19 shkurt 1978, ku triumfuan 2-1. Ndër të paktat takime këtë sezon ku bluzinjtë nuk krijojnë aq shumë raste, por tregohen cinikë duke marrë 3-pikëshin...

Luftëtari thyen tabunë dhe fiton pas 40 vitesh në Vlorë. Gjirokastr­itët e kishin suksesin e fundit në transfertë­n ndaj Flamurtari­t, në 19 shkurt 1978, ku triumfuan 21. Ndër të paktat takime këtë sezon ku bluzinjtë nuk krijojnë aq shumë raste, por tregohen cinikë duke marrë 3pikëshin. Luftëtari vazhdon të mos njohë humbje prej 10 ndeshjesh radhazi, ndërsa me fitoren e djeshme i largohet fundit dhe tregon se është një prej pretendent­ëve për Europën. Gjirokastr­itët e shohin veten pesë pikë larg Kukësit të vendit të dytë dhe janë seriozisht në garë për të kapur një prej biletave që i dërgon në Europë. Një aksion model dhe një goditje perfekte e Shkurtajt mjafton për të mundur Flamurtari­n. Ndërsa vlonjatët, me pesë mungesa dhe në pjesën e dytë me erën kundër, e patën të pamundur të realizonin. Flamurtari bëri vetëm 2 gjuajtje në portë, një prej të cilave në minutat shtesë ku ishte Ruçi që bëri heroin.

PJESA E PARË

Loja nisi e qetë, ndërsa të dyja ekipet e marrin lehtë. Në të 10-ën janë miqtë që rrezikojnë, por anësori Ganxhi ndal në mënyrë të padrejtë vrapimin e Abazajt, duke akorduar pozicion jashtë loje. Në të 15-ën është Useini që shërben saktë për Nedeljkovi­ç në të djathtë, që pason në qendër të zonës, por Hoxhaj nuk arrin të devijojë duke humbur një rast të mirë. Loja nis të nxehet, ndërsa ekipet nisin aksionet. Megjithatë, nuk shkohet më shumë se goditjet nga jashtë zone ku më shumë që provojnë janë vendësit, ndërsa janë për t'u harruar. Në një moment, një prej mbrojtësve vendës gabon në largimin e topit dhe Nurkoviç, në tentativë për të mos lejuar sferën që dilte në goditje këndi, sforcohet shumë dhe dëmtohet në shpinë. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gardiani vazhdoi lojën, por nuk mundi të qëndronte më gjatë se në minutën e 60-të. Miqtë me Bregun, Abazajn dhe Shkurtajn krijojnë aksionet e para, por mungon finalizimi.

PJESA E D TË

Minuta të mira për gjirokastr­itët që shpërblehe­n në të 54-ën. Aksion perfekt i Luftëtarit. Bregu krijon hapësirën e nevojshme në të majtë dhe lëshon një top të gjatë në të djathtë ku një prej mbrojtësve

vendës nuk e devijon dot me kokë dhe sfera përfundon tek Abazaj që pason për Shkurtaj, që ndodhet i pambuluar në qendër të zonës dhe godet saktë me të djathtën dhe shënon duke lënë të palëvizshë­m Nurkoviç, 0-1. Vlonjatët e humbasin qetësinë

dhe janë shumë kaotikë në aksionet që ndërtojnë. Përveç kësaj, kanë edhe erën kundër ku në këtë fraksion shtohet shumë intensitet­i i saj. Pollozhani dhe Nedeljkovi­ç provojnë me goditjet nga jashtë zone, por janë të pasaktë. Duro bën dy zëvendësim­e të

detyruara, portierin Nurkoviç dhe mesfushori­n Useini. Minutat e fundit janë emocionues­e. Fillimisht është Ruçi që shpëton Luftëtarin nga një gol i sigurt duke grushtuar goditjen e Nedeljkovi­ç, ndërsa Bregu shpërdoron në 2 momente.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Luftëtarit duke festuar në dhomat e zhveshjes pas fitores së djeshme
Lojtarët e Luftëtarit duke festuar në dhomat e zhveshjes pas fitores së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania