Panorama Sport (Albania)

Partizani, alarm për portën

Dje në stërvitje ka qenë vetëm i riu Hida, edhe Xhika ka shfaqur probleme në gju

- ARMAND HALILI

Fitorja me gjashtë gola ndaj Lushnjës nuk ka ndikuar aspak te trajneri Starova, i cili ka nxjerrë dje skuadrën në stërvitje. Transferta ndaj Teutës, e cila do të jetë shumë e vështirë, luhet të dielën dhe në kampin e kuq nuk ka kohë për të humbur. Por, ajo që ka shqetësuar në stërvitjen e djeshme skuadrën e kuqe dhe stafin teknik, ishte mungesa e dy portierëve kryesorë. Alban Hoxha u detyrua të mbyllte para kohe ndeshjen ndaj Lushnjës, për shkak të një goditjeje që ka marrë në fytyrë në një përplasje me Gojkoviç. Portieri është çarë në hundë, por nuk raportohet për ndonjë thyerje apo krisje të tij. Megjithatë, Hoxha është lënë pushim nga stafi teknik dhe pritet që sot të jetë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Por ajo që ka çuditur jo pak, ka qenë mungesa e Dashamir Xhikës. Portieri i dytë, që prej vitesh është pjesë e Partizanit, është lënë pushim për një periudhë pesë ditore nga klubi, pasi ka një ngarkesë në gju. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të jetë i gatshëm në takimin ndaj Teutës. I vetmi portier që dje është stërvitur nën urdhrat e stafit teknik, ka qenë 18vjeçari Ergys Hida, i cili nuk ka pasur asnjë aktivizim në këtë sezon me skuadrën e parë. Por, në rast se Xhika nuk rikuperohe­t në kohë, mund të jetë në statusin e portierit të dytë në transfertë­n ndaj Teutës.

Stërvitja - Trajneri Starova e ka ndarë dje skuadrën në dy pjesë, duke lënë veç titullarët

që luajtën në ndeshjen e fundit me Lushnjën. Këta të fundit nuk kanë marrë ngarkesë të plotë në krahasim me pjesën tjetër të ekipit, por kanë zhvilluar ushtrime të lehta atletike. Një zgjidhje e tillë është bërë që futbollist­ët

të shmangin ndonjë kontraktim nga ngarkesa. Starova do të ketë dy ditë në dispozicio­n për të menduar ndeshjen ndaj Teutës, pasi nga sot do të ketë të gjithë futbollist­ët në dispozicio­n. Kjo do të bëjë që trajneri të mendojë për formacioni­n

që do të hedhë në fushë, ku nuk pritet të ketë shumë ndryshime në krahasim me takimin e fundit. Nesër skuadra mund të ketë edhe një ndeshje kontrolli, ku do të zbardhen edhe emrat e titullarëv­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania