Panorama Sport (Albania)

Nga Bufon te Toldo, kur legjendat i thurin elozhe shqiptarit

Përkufizim­i nga "Dorezat e vjetra" për gardianin kuqezi

-

Të startosh karrierën si portier dhe të jesh pjesë e një skuadre të Serisë A, je gjithmonë nën vëzhgim, por edhe kjo të mundëson elozhe nga legjendat e këtij profesioni, kur vërtet e meriton. Për Strakoshën ka shumë të tilla, nisur nga Françesko Toldo, Xhanljuka Paljuka e deri te Xhanluixhi Bufon, të cilat kanë ardhur kryesisht në këtë sezon, kur shqiptari është konfirmuar si gardian i parë dhe, deri më tani, i vetëm i bardhekalt­ërve të Lacios.

Xhanluixhi Bufon- "Strakosha meriton gjithçka dhe po bën një sezon të shkëlqyer. Te Lacio është duke luajtur mirë dhe është gjithmonë gati në çdo moment".

Xhanluka Paljuka"Bashkë me Handanoviç­in dhe Alisonin, Strakosha është portieri numër një për t'i dhënë sa më shumë pikë skuadrës së tij në fund të sezonit". Dino Zof- "Strakosha është duke bërë shumë mirë. Është vërtetë i zoti. E konsideroj një portier të shkëlqyer, si nga ana e shpejtësis­ë, ashtu edhe në pritje. Në këtë sezon është rritur shumë".

Anxhelo Peruci- "Po paraqitet shumë mirë që nga viti i kaluar dhe askush nuk e priste. E dinim se kishte potencial dhe po përmirësoh­et nga ndeshja në ndeshje".

Luka Markexhani- "Është një portier i fortë dhe me personalit­et. U jep siguri shokëve dhe nuk ka defekte".

Valerio Fiori- "Portier i shkëlqyer. Sigurisht që mund të përmirësoh­et akoma më shumë nga ato që ka treguar deri tani".

Pietro Anastasi- "Strakosha ka arritur të nxjerrë në pah mjaft mirë vlerat, duke zhvilluar ndeshje të mëdha. Nëse do të isha Juventusi, unë do ta vendosja nën vëzhgim atë. Ata të aftët duhet t'i blejë".

Alison Beker- "Thomas është portier i madh dhe i ri, ashtu si unë. Ai është shumë i saktë mes shtyllave dhe me këmbë gjithashtu. Është duke bërë një sezon të shkëlqyer".

Françesko Toldo- "Bravo Strakosha. Bëri një paraqitje të shkëlqyer, por Donarumma është më i madh fizikisht dhe e vë në presion kundërshta­rin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania