Panorama Sport (Albania)

Ilir Bozhiqi: Ju tregoj sekretet e Strakoshës

"Ka fleksibili­tet më të mirë se i ati, pavarësish­t gjatësisë"

- GENTJAN ALINANI

Eshënon apo e hum bet? E pret portieri apo godet jashtë? Këto janë "bastet" që çdokush vendos me veten, por edhe me personat që e sheh një ndeshje futbolli në rastin e ekzekutimi­t të një penalltie. E nëse të mërkurën në mbrëmje kishte një njeri që e dinte se Thomas Strakosha do të priste penallti ndaj Milanit, ai nuk është i ati i tij Foto, por përgatitës­i i portierëve të Kombëtares, Ilir Bozhiqi. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai zbulon sekretet e Thomasit.

E prisnit që Strakosha të priste penallti ndaj Milanit?

Sigurisht që po. Penalltitë janë reflektim i sezonit që po kalon Strakosha. Duke i bërë të gjitha gjërat mirë, sigurisht që edhe te penalltitë do të bëjë mirë. Është çështje intuite. Të dyja pritjet e tij ishin shumë të mira.

Ju e njihni mirë, çfarë zgjedhje bën ai në momentin e 11-metërshave? E pret kundërshta­rin deri në fund apo hidhet në anën që ka vendosur përpara ndeshjes në bazë të studimeve?

Lojtarët që godasin penalltitë janë të ndryshëm dhe sigurisht që portierët bashkë me trajnerët e tyre komentojnë sesi mund t'i godasin penalltitë kundërshta­rët. Normal që jo gjithmonë ata godasin njëlloj, por godasin në forma dhe në mënyra të ndryshme.

Çfarë bëri ai?

Nga ajo që pashë gjatë ndeshjes, Tomi e ka pritur deri në momentin e fundit ekzekutimi­n e penalltive. Penalltia është intuitë, edhe pse teorikisht thuhet se ka një kënd që kundërshta­ri mund të vendoset dhe portieri parashikon këndin që mendohet ta godasë, por më shumë është intuitë dhe refleks e portierit. Por,

më shumë është një vendim që portieri merr në momentin e ekzekutimi­t.

Nuk ka rrezik ky moment që portieri të mos e mbërrijë largësinë (majtas apo djathtas) sepse pret deri në momentin e fundit?

Nëse portieri e kupton apo mendon që lojtari do të godasë në një anë të portës, reagon me maksimumin e forcave të veta për të mbyllur sa më shumë zonën në krahun e caktuar, siç e ka menduar ai.

Portieri çfarë duhet të shikojë, topin apo kundërshta­rin?

Portieri shikon këndin dhe pozicionim­in e kundërshta­rit

dhe e pret atë deri në fund fare, duke ndjekur çdo lëvizje të tij. Në momentin e fundit që kundërshta­ri ka hapur këmbën, ai vendos reagimin siç e ka menduar vetë gjatë rrugës që lojtari vjen te topi.

Cila është pika më e fortë e Thomasit?

Tomi është një portier që kuadratin e mbron shumë mirë. Është portier reflektiv dhe lojën me këmbë e ka shumë të mirë dhe ka bërë përmirësim­e të jashtëzako­nshme vitin e fundit.

Pse nuk e ka pasur këtë element?

E ka pasur, por duke qenë se luan në një ekip si Lacio, që i pëlqen të luajë me topin, ka bërë përparime. Edhe elementet e tjera i ka të mira por më kryesoret janë porta, eksplozivi­teti dhe loja me këmbë.

Po në dalje, si është? Mirë është, por në futbollin e sotëm krosimi është bërë element shumë i vështirë sepse janë shumë të fortë dhe topi merr trajektore të çuditshme. Megjithatë, është pozitiv edhe në dalje.

Po në aspektin fizik, si e shihni rritjen e Strakoshës?

Sigurisht që ka bërë përmirësim­e edhe në këtë aspekt. Puna e kualifikua­r në skuadrën e Lacios e ka ndihmuar shumë. Ka fituar shumë siguri.

Mund të jetë zgjatur gjatë këtyre viteve?

Nuk ka shanse sepse ka një limit për këtë aspekt. Unë Tomin e njoh prej 5 vitesh, që kur ka qenë pjesë e Kombëtarev­e të moshave dhe ai ka qenë i gjatë 1.93 metra.

Kjo do të thotë se ka shtuar muskuj...

Është e vërtetë sepse ka punuar shumë gjatë kësaj kohe. Ka lëvizje në strukturën e muskujve, prandaj krijohet kjo ide sikur Tomi është zgjatur.

Ju keni një jetë si portier dhe si trajner portierësh. Me kë ju ngjason Strakosha?

Unë mund ta krahasoj vetëm me të atin, duke qenë se kanë të dy të njëjtin konstrukt. Tomi është më i gjatë dhe ka fleksibili­tet shumë të mirë për gjatësinë trupore që ka.

Ju ndoshta i njihni edhe defektet e tij, ku duhet të përmirësoh­et ai?

Ato i dinë trajnerët e vet, me të cilët punon përditë. Nuk na takon ne të flasim për këto. Ai ka elemente pozitive shumë të mira, por edhe vende ku duhet të përmirësoh­et. Kjo i takon skuadrës së tij për t'i diskutuar dhe për të punuar gjatë ditëve.

 ??  ?? Strakosha dhe Berisha gjatë një seance stërvitore me Ilir Bozhiqin në Kombëtare
Strakosha dhe Berisha gjatë një seance stërvitore me Ilir Bozhiqin në Kombëtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania