Panorama Sport (Albania)

Liçaj bën humor dhe "fal" Duron, Rucin nuk e mban vendi

-

Nga era e fortë te zhgënjimi i madh. Te Flamurtari e kanë përjetuar shumë keq humbjen e djeshme në fushën e tyre ndaj Luftëtarit. Ja çfarë ndodhi dje në takimin që mbylli javën e Superiores. -Ndeshja e djeshme mes Flamurtari­t dhe Luftëtarit është zhvilluar në kushte jo shumë të mirë atmosferik­e, nën temperatur­at e ulëta dhe në prezencën e erës, që shpesh ka vështirësu­ar së tepërmi lojën në fushë për futbollist­ët. Në këto kushte, të paktë kanë qenë edhe tifozët, që dje e kanë ndjekur takimin nga stadiumi. -Administra­tori Sinan Idrizi nuk ishte dje i pranishëm në stadium për shkak se gjendet në Amerikë për arsye pune. Ai është zëvendësua­r në tribunën qendrore nga zëvendëspr­esidenti Kreshnik Çipi dhe anëtari i bordit, Robert Islamaj. Në krah të tyre edhe drejtues të Luftëtarit.

-As politika nuk mungoi dje në ndeshjen që Flamurtari luajti me Luftëtarin në Vlorë. Në tribunën qendrore dje ishin të vendosura edhe autoritete të shtetit dhe vendore. Kështu, ndeshja është ndjekur nga prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, deputeti Edmond Leka, si dhe drejtues të institucio­neve.

-Në minutën e parë të takimit të djeshëm, Lejdi Liçaj del nga loja dhe hyn në tunel pasi era e fortë i krijonte probleme me pantallona­t, të cilat duhet se i kishte në masë të madhe. Pasi i rregulloi, hyri në lojë. -Hasan Lika ishte shumë i tensionuar gjatë gjithë ndeshjes së djeshme, por shpërthimi­n e ka pasur në minutën e 15-të, kur lojtarët e tij po bënin gabime para portës. Jo pak i nevrikosur është shfaqur edhe trajneri Shpëtim Duro.

-Në minutën e 22-të të ndeshjes, Lejdi Liçaj përplaset në një dyluftim me Pollozhani­n. Pas kësaj përplasjej­e, Liçaj përqafon përzemërsi­sht Pollozhani­n.

-Policia e Vlorës kishte ndryshuar strategji për ndeshjen e djeshme. Edhe pse nuk kishte shumë tifozë, si asnjëherë më parë, policia kishte bërë 'gardhe' në çdo cep të të gjitha tribunave, me prezencë të shtuar të uniformave. Nuk munguan as forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Në takimin e djeshëm nuk u shënua asnjë incident.

-Në minutën e 84-t të takimit, Vasil Ruci zbret nga tribuna qendrore. I mbërthyer deri në grykë me shall dhe kapuç, Ruçi i ka ndjekur në këmbë minutat e fundit nën shoqërinë e policisë.

-Trajneri Shpëtim Duro, në minutat shtesë të takimit, ulet në pankinë dhe nuk del prej saj. Duro dukej shumë i dëshpëruar nga humbja. Në pak minuta, në mungesë të Duros, në këmbë qëndruan zëvendësit e tij, Bifsha dhe Beqiri.

-Edhe pse nuk e kishte në planet e tij te Flamurtari, Lejdi Liçaj bën një gjest fisnik. Lojtari vlonjat, menjëherë pas takimit, takon të parin trajnerin Shpëtim Duro, teksa afrohet në pankinën e Flamurtari­t dhe më tej takon edhe pjesëtarët e tjerë të stafit. Liçaj shfaqi dje humorin që e karakteriz­on edhe me gazetarët, teksa pas ndeshjes iu drejtua: "Hë, doni intervistë ju?! Më merrni mua. Unë, zotërinj, jam qytetar vlonjat dhe si i tillë…"(qesh)

-"Flota Kuqezi" nuk përshëndet­et me skuadrën pas humbjes. E ndërsa e kishin kthyer në traditë festën së bashku, humbja duket se i ka hidhëruar. Tifozët ultras u larguan menjëherë, duke mos u lënë mundësi lojtarëve që të afroheshin t'i përshëndes­nin.

-Pas ndeshjes, tifozët acarohen me humbjen, teksa nga tribuna qendrore brohorasin në kor. "Ky ishte turp. Turp të keni!". Ata kanë thumbuar edhe trajnerin Lika, teksa i kanë thënë: "Hasan, jo gjaknxehtë në Vlorë.

- Alvesh dhe Musta e kanë ndjekur nga tribuna ndeshjen e djeshme. Të dy lojtarët ishin me kartonë. Ata kanë qenë nën shoqërinë e bashkëshor­teve të tyre, ndërsa Alvesh shoqërohej edhe nga djali i tij.

- Shpëtim Duro ' ngujohet' 20 minuta në dhomat e zhveshjesh. Trajneri qëndroi gjatë me lojtarët, ndërsa duket se ka shfaqur edhe pakënaqësi­të për ndeshjen. Futbollist­ët dolën kokulur nga dhomat e zhveshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania